Mirëqenie

pri52023

Nivelet e larta të kafeinës në gjak ulin rrezikun për adipozitet dhe diabet të tipit 2

Një studim i publikuar në "BMJ Medicine" tregon se nivelet e larta të kafeinës në gjak mund të zvogëlojnë adipozitetin dhe rrezikun për diabet të tipit 2 (DM2).

"Edhe pse studimet e mëparshme vëzhguese kanë përshkruar një lidhje të ndërsjelltë midis marrjes së kafesë dhe rrezikut për DM2, në lidhjen midis kafeinës dhe rrezikut për iktus, sëmundje koronare të zemrës dhe vdekshmërisë së lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, rezultatet janë kontradiktore. Për më tepër, studimet vëzhguese nuk mund të japin rezultate të besueshme shkak-pasojë, pasi marrja e kafesë mund të lidhet me faktorë të tjerë potencialisht ngatërrues, si stili i jetesës, dieta, statusi socio-ekonomik dhe përkatësia etnike", shpjegon autorja kryesore e studimit  Susanna Larson nga Instituti Karolinska në Stokholm, që bashkë me kolegët vlerësuan efektin e niveleve të larta të kafeinës në gjak dhe në yndyrën e trupit dhe rreziqet afatgjata të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të mëdha kardiovaskulare, përkatësisht sëmundjes koronare të zemrës, iktusit, insuficiencës kardiake dhe fibrilacionit atrial nëpërmjet një teknike statistikore e quajtur randomizimi mendelian. Ekipi hulumtues mblodhi të dhënat përmbledhëse për 3 çrregullimet kardiovaskulare kryesore nga konsorciumet e studimit DIAMANTE, FinnGen, CARDIOGRAMplusC4D, HERMES dhe MEGASTROKE, dhe nga gjashtë metaanaliza të kryera për fibrilacionin atrial. Rezultatet e marra sugjerojnë se nivelet e larta të kafeinës në gjak janë të lidhura me adipozitet më të ulët. 

Me fjalë të tjera, gjithsej 39,763 dhe 40,553 marrëdhënie fenotipike janë vërejtur respektivisht për gjenin izoformë 1A2 të enzimës citokrom P450 dhe për polimorfizmat e vetme nukleotide (SNP) të gjenit AHR, të implikuar në rregullimin e metabolizmit të enzimave. Dhe alelet që rritën nivelet e kafeinës në serum të SNP-ve lidheshin me konsum më të ulët të çajit dhe kafesë, IMT më të ulët, konsum më të lartë të drithërave dhe ujit dhe nivele më të larta të shënjuesve të veshkave si ure, kreatinina, fosfati dhe albumina.

"Kafeina rrit metabolizmin dhe djegien e yndyrës duke reduktuar oreksin, dhe të dhënat tona të randomizimit mendelian sugjerojnë se kafeina gjithashtu, të paktën pjesërisht, mund të shpjegojë lidhjen e kundërt midis konsumimit të kafesë dhe rrezikut të diabetit të tipit 2", përfundon Larson.


 

BMJ Medicine 2023. Doi: 10.1136/bmjmed-2022-000335
http://doi.org/10.1136/bmjmed-2022-000335


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC