Fitoterapi

shk232018

Pishë, eukalipt dhe mente. Përgatitje galenike kundër simptomave të të ftohtit

Bashkë me dimrin, shtohet edhe nevoja e gjetjes së kurës së duhur për bllokimet e hundës, për kollën dhe të ftohtin. Ja, disa formulime të nevojshme galenike për të luftuar simptomat e të ftohtit... Në këto formulime, përdoren mbi të gjitha vajrat esenciale të pishës, eukaliptit dhe mentes.

Vaji esencial i mentes, përbërës kryesor i të cilit është mentoli, vepron në nivelin e mushkërive mbi receptorët TRPM8. Kjo klasë receptorësh vaniloidë është ajo që të jep ndjesinë e të ftohtit dhe, ajo çka përbën më shumë interes, në aparatin e frymëmarrjes është në gjendje të lehtësojë nxitjen për t'u kollitur. Gjithashtu, në aparatin e frymëmarrjes, TRPM8-të gjenden përgjithësisht rreth enëve të gjakut dhe, kur stimulohen, nxisin një shtrëngim që shkakton e dekongjestionimit që ka mentoli. Pisha dhe eukalipti janë dy vajra esenciale që zotërojnë veti balsamike dhe antiinflamatore.

 

Shembull formulimi:
Materialet:
Peshore, epruvetë, gyp qelqi, maskë me filtër për avuj

Solucion për të bërë avull:
eukalipt 45g
pishë (pino silvestre) 45g
mente 9g

Në tre provëza të ndara peshohen vajrat esenciale, pastaj përzihen me njëri-tjetrin dhe ruhen në shishe qelqi të errët për të reduktuar kalimin e dritës dhe për të kufizuar proceset oksiduese.

Maska është shumë e nevojshme në këtë rast, mbi të gjitha nëse punohet për më shumë se një shishe dhe kjo kërkon më shumë kohë. Në fakt, ekspozimi ndaj vajrave esenciale në fjalë, mund të irritojë mukozat respiratore.

Solucioni i sipërcituar mund të përdoret në mënyrë shumë efikase për të bërë avull, me dozimin e 1-2 pikave për 10 minuta avullim. Rezultati do të jetë më i mirë nëse avullimi shoqërohet me çaj ose ujë të thjeshtë që, duke reduktuar viskozitetin e mukozave, lehtëson efektin hollues të vajit esencial.

Vaji esencial, ama, nuk duhet marrë me doza të tepërta: Martini dhe Hinni kanë testuar këtë formulim mbi lëvizshmërinë ciliare të qelizave të aparatit të frymëmarrjes. Pas 30 minutash ekspozim, është vënë re një reduktim (i varur nga doza) i lëvizshmërisë ciliare, si pasojë e trajtimit me vajra esenciale. Kështu, ata kanë arritur në përfundimin se, dozat shumë të larta të vajrave esenciale mund të frenojnë aktivitetin ciliar të qelizave të pambrojtura të shtresës së mukozës.

Një tjetër metodë për t'i transportuar vajrat esenciale në nivel pulmonar është formulimi i një balsami që, i aplikuar në zona të lëkurës me përshkueshmëri të lartë, jep mundësi për thithjen e vajrave dhe dërgimin e tyre të mëtejshëm në nivel pulmonar. Kjo bën të mundur efektin balsamik, duke evituar fenomene irrituese të aparatit të frymëmarrjes.

 

Shembull formulimi:
Materialet:
Peshore, spatul, piastër
Esencë eukalipti 8g
Esencë pishe (pino silvestre) 10g
Parafinë e ngurtë 24g
Parafinë e lëngshme 58g
Përziejmë bashkë dy parafinat dhe më tej, i përziejmë me dy esencat.

Ky formulim, që është i pranishëm në farmakope, por që është gjithashtu një ilaç të famshëm vetëmjekues, është i shkëlqyer nëse aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë ose nëse hidhet në ujë të ngrohtë për të bërë avuj. Duhet evituar edhe në këtë rast aplikimi i drejtpërdrejtë nën hundë ose avujt e tej zgjatur. Rubini, duke testuar këtë formulim, ka regjistruar një rritje të shpejtësisë së transportit mukociliar me një shtim të sekrecioneve mukoze. Në praktikë, duke përdorur sasi të tepërta, në vend të kurimit, rrezikohet të shkaktohet një inflamacion i njëllojtë me atë që shkaktohet nga bakteret.

Tolerueshmëria lokale, nga ana tjetër, është studiuar nga Willms dhe Funk, të cilët kanë patur rezultate shumë të mira pas aplikimit për 48 orë të një leukoplasti që përmban dy vajra esenciale. Nuk janë regjistruar efekte anësore në lidhje me lëkurën.

Luca Guizzon
Farmacist, ekspert në fitoterapi

Të gjithë farmacistët e interesuar në fushën galenike, mund të regjistrohen në një kurs online të përgatitjes në distancë. Kursi i përgatitur nga ekspertë italianë të fushës, do t'ju formojë në galenikë dhe, njëkohësisht, do t'ju pajisë me 19.5 kredite.

Për më tepër, klikoni këtu.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC