tet292018
Pomadat balsamike efikase për kollën, shërojnë edhe onikomikozën
Vajrat esenciale mund të jenë efikase për trajtimin e infeksioneve të aparatit të sipërm respirator. Një formulim klasik në këtë aspekt, është pomada vajore. Mes esencave më të përdorura, kujtojmë atë të pishës dhe të eukaliptit, dy bimë me vajra esenciale me veprim ekspektorant, që janë kështu në gjendje të stimulojnë gjëndrat sieroze bronkiale, duke bllokuar kontekstualisht mukozat e gjëndrave. Gjithashtu, reduktojnë tensionin sipërfaqësor të mukozës dhe favorizojnë ekskretimin, duke aktivizuar lëvizshmërinë ciliare.
Aktivitete të tilla, ama, varen nga doza. Dozat e ulëta stimulojnë aktivitetin e gjëndrave bronkiale, ndërsa dozat e larta, e frenojnë atë. I njëjti efekt vihet re edhe mbi ciliet.
Efikasiteti i aplikimit të vajrave në qendër të gjoksit, jep mundësi për marrjen e vajit esencial si përmes lëkurës (në atë zonë nuk është shumë e trashë), ashtu edhe nëpërmjet inhalimit të tij.
Ato që mund të përdoren nuk janë vetëm specialitete mjekësore. Në fakt, FUI XII jep mundësi për përgatitjen e një vaji me bazë eukalipti dhe pishe, pa pasur nevojë për recetë mjekësore.
Shembull formulimi:
Pomadë me eukalipt dhe pishë FUI XII
Nevojiten: banjëmari, shpatull, peshore, epruvetë
Esencë eukalipti 8g
Esencë pishe (pino silvestre) 10g
Parafinë e fortë 24g
Vazelinë e bardhë 58g
Shkrijeni parafinën në banjëmari dhe lëreni të ftohet. Mënjanë, peshoni sy esencat në epruveta. Pak para se të arrihet pika e forcimit (rreth 40°C), shtoni esencat dhe përziejini. Kjo pomadë skadon pas gjashtë muajsh, duke qenë se i mungon uji.
Sa u përket vajrave esenciale, duhet patur kujdes me administrimin e tij nën moshën 2-vjeçare dhe te gratë shtatzëna.
Trajtimi i onikomikozës
Nëse vajrat esenciale nuk përdoren për ftohjen, ekziston edhe një tjetër destinacion që është gjithashtu i dobishëm. Kjo formulë mund të përdoret si një trajtim i vlefshëm për onikomikozën. Këtë e konfirmojnë disa artikuj që janë botuar në "J Assoc Nurses AIDS Car" dhe "J Am Board Fam Med". Në të dyja këto studime, pëdorej një pomadë balsamike për trajtimin e rasteve me onikomikozë edhe te pacientët me HIV.
Pjesëmarrësit, që në fakt ishin të pakët, kanë aplikuar balsamin në thonjtë e infektuar dhe janë vlerësuar çdo 4 javë, për një vit. Në fund të trajtimit, më shumë se 75% e pacientëve kishin patur një shërim të plotë ose një përmirësim neto me pak ose aspak efekte anësore dhe nivel të lartë kënaqësie... Më tej, reduktoheshin edhe simptomat e ftohjes!
Luca Guizzon
Burimet:
Chest.2009 Jan;135(1):143-148. doi: 10.1378/chest.08-0095.
J Assoc Nurses AIDS Care.2016 Jan-Feb;27(1):109-13. doi: 10.1016/j.jana.2015.10.004. Epub 2015 Oct 30.
J Am Board Fam Med.2011 Jan-Feb;24(1):69-74. doi: 10.3122/jabfm.2011.01.100124