Fitoterapi

shk252019

Pantenoli bën mirë për lëkurën. Ja, disa shembuj formulues...

Pantenoli u zbulua në vitin 1936, kur mungesa e këtij përbërësi në dietë, provokonte pellagrën te pulat. Në fillim, ai quhej "faktori i filtratit", duke qenë se përftohej nëpërmjet dializës së ekstrakteve të indeve shtazore dhe bimore.

Acidi pantotenik është përbërës edhe i fosfopanteteinës, një molekulë që së bashku me serinën, luan rol kyç në sintezën e acideve yndyrore. Duket sikur gjendet kudo, por në fakt, gjendet veçanërisht në mëlçinë e pulës dhe te mangoja, te majaja e birrës, te krundet e grurit apo te peltja mbretërore (papa reale). Dobia e tij në dermatologji diktohet nga fakti që mungesa e tij mund të sjellë ndryshime në lëkurë: skuqje, fisura dhe dermatit seborroik.

Aplikimi i kremit me bazë pantenoli përmirëson trofizmin dermik, duke shtuar hidratimin e shtresës së sipërme të lëkurës (stratum corneum), duke rregulluar humbjen e ujit transepidermik dhe duke përmirësuar organizimin e lamelave lipidike intraqelizore.

Efekte pozitive janë regjistruar edhe në trajtimin e plagëve kutane, ku aplikimi i kremit me bazë pantenoli ka treguar se është në gjendje të përmirësojë migrimin dhe proliferimin e fibroblasteve, duke përshpejtuar shërimin e plagës.

Veç të tjerash, te dermatiti atopik, duke krahasuar efikasitetin e një trajtimi me pantenol 5% dhe hidrokortizon 1% për katër javë, është vënë re një përmirësim i krahasueshëm në simptomatologji.

Përgatitjet me bazë pantenoli mund të krijohen si preparate mjekësore, sipas formulave të FUI XII. Në vijim, do të paraqesim disa shembuj formulues.

Krem me dexpantenol, i përbërë FUI XII

Materialet: peshore, spatul, pjatë për kremin, provëz, shufër xhami.

Pantenol, 5 gr
Vaj i mëlçisë së merlucit, 20 gr
Krem bazë amfifilik 70 gr
Ujë i ruajtur 5gr

Shkrini pantenolin në një provëz që ka ujë të ruajtur dhe inkorporojeni këtë solucion te kremi. Pasi arrihet homogjeniteti, shtohet vaji i mëlçisë së merlucit, duke e zbutur gjithë kohës me spatul.

Krem dexpantenol FUI XII

Materialet: peshore, spatul, pjatë për krem, provëz, shufër xhami.

Pantenol, 5 gr
Krem me bazë hidrofili, 90 gr
Ujë i ruajtur, 5 gr

Shkrijeni pantenolin në një provëz me ujë të ruajtur. Inkorporoni këtë solucion në krem, duke e zbutur me spatul.

Krem hidrofob dexpantenol FUI XII

Materialet: peshore, spatul, pjatë për kremin, provëz, shufër xhami, termometër.

Pantenol, 5 gr
Alkoole të lanolinës unguente bazë, 58 gr
Trigliceride me zinxhir të mesëm, 7 gr
Ujë i purifikuar, 30 gr
Pasi është shkrirë pantenoli në një provëz që përmban një sasi të vogël uji, të shkrihet në banjëmari unguenti dhe trigliceridet. Pasi arrihet temperatura 60°C, pjesa e ujit të mbetur vihet në të njëjtën temperaturë dhe shtohet pantenoli në pjesë të vogla gjatë ftohjes. Në fakt, acidi pantotenik është i paqëndrueshëm në nxehtësi, në baza apo ndaj acideve dhe është i tretshëm në ujë. Për të marrë ujin e ruajtur, mjafton që të shkrijmë në ujë gjatë vlimit të tij, një përzierje të nipaginës dhe nipasolit.

Për kremrat bazë, janë të nevojshme: banjëmaria, termometri, shufrat e xhamit, spatulat.

Për kremin bazë me macrogol, përzihen në banjëmari 15 gr vazelinë dhe 6 gr parafinë e lëngshme së cilës i shtohet 7,2 gr alkool cetostearilik për të plotësuar fazën me vaj. Në fazën e ujshme, përzihen në nxehtësi 1,8 gr macrogel 1000 dhe 70 gr ujë i purifikuar. Pra, bashkohen dy fazat në rreth 60°C dhe përzihen derisa ftohen.

Për kremin amfifilik, që është në gjendje të përthithë qoftë solucionet e ujshme, qoftë ato vajore, mund të përdoret një fazë vajore e përbërë nga 4 gr gliceril monostearat, 6 gr alkool cetilik, 7,5 gr trigliceride me zinxhir të mesëm dhe 25 gr vazelinë e bardhë. Ndërsa faza e ujshme mund të përbëhet nga 7 gr makrogolgliceril monostearat, 10 gr glikol propilenik dhe 50 gr ujë, duke proceduar si për kremin bazë.


Luca Guizzon, specialist në fitoterapi

Burime:
J Dermatolog Treat.2017 Mar;28(2):173-180. doi: 10.1080/09546634.2016.1214235. Epub 2016 Aug 2.
Skin Pharmacol Physiol.2012;25(5):241-8. doi: 10.1159/000341144. Epub 2012 Jun 29.
J Drugs Dermatol.2012 Mar;11(3):366-74.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC