mar122018
Si të përgatisësh nistatinë me metodat galenike
Nistatina është një antifungal polien që ka një karakteristikë të veçantë: herë pas here "zhduket" nga sirtarët e farmacive. Duke qenë i nevojshëm dhe thelbësor, ka raste, kur mbetet si zgjidhje vetëm përgatitja galenike. Për të mësuar më shumë rreth Galenikës, në teori dhe në praktikë, mund të ndiqni kursin "Përgatitje galenike", i përgatitur posaçërisht për farmacistët (kliko këtu).
Megjithëse vitet e fundit janë studiuar shumë trajtime plotësuese, me çepe të përzgjedhura probiotikësh për trajtimin dhe profilaksinë e candidozës orofaringeale, nistatina mbetet trajtimi referues. Antifungali, në fakt, vepron në nivelin e membranës qelizore të kërpudhave të ndjeshme. Përshkueshmëria e membranës rritet deri në atë masë sa qeliza fungale humbet jonet, aminoacidet, sheqernat dhe metabolitet, duke dëmtuar procesin e apoptozës.
Një aspekt interesant i nistatinës është se, nëse përdoret lokalisht si gargarë ose për lyerje, nuk përthithet as nga lëkura, as nga mukoza. Kohët e fundit, nistatina është përdorur nga Hu dhe Wu për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve të mushkërive te pacientët me tumore të indeve hematike. Përdorimi i thjeshtë i nistatinës si një lëng ka qenë në gjendje të reduktojë infeksionet pulmonare ose enterike të kërpudhave deri në 1.6% (kundrejt 15% nga bikarbonati i natriumit).
Formulimi dhe ruajtja e nistatinës paraqet vështirësi, duke qenë se ajo e thith shumë lagështinë, por në të njëjtën kohë, nuk është shumë e tretshme në ujë dhe ka një aromë karakteristike drithërash.
Shembull formulimi:
Materialet: peshore, piastër ngrohëse, epruvetë, havan, cilindër i shkallëzuar, shufër qelqi (ose përzierës magnetik), pHmetër.
Përbërësit:
Nistatinë shurup FUI XII
Nistatinë 2,273g, baras me UI 10.000.000
Sakarozë 50g
Glicerinë 10g
Sodium sacharinate 80mg
Karboksimetilcelulozë natriumi 40mg
Fosfat natriumi bibazik 735mg
Nipaginë 100mg
Nipazol 20mg
Alkol 95% 1ml
Aromë 0,2mg
Ujë (sa të jetë e nevojshme) për 100ml
Në një epruvetë, zieni deri në vlim 40 ml ujë dhe tretni në të parabenet. Pas ftohjes, shtoni sodium sacharinate-n dhe sakarozën ngadalë e duke e përzier, derisa të arrihet tretja e plotë. Në havan, përzieni nistatinën me karboksimetilcelulozën. Në një epruvetë tjetër, tretni aromën në alkol. Hidheni aromën pluhur që është përzier më parë dhe më tej, njomeni me glicerinë dhe shtoni me sasi të vogla pjesën e mbetur të ujit, duke e llogaritur që të arrijë në 100ml. Në fund, bashkoni shurupin e nistatinës dhe kontrolloni që pehashi të rezultojë ndërmjet 6-7,5. Nëse nuk është aq, rregullojeni me fosfat natriumi bibazik ose me acid citrik.
Këshillohet shtimi në etiketë i shënimit për ta tundur para përdorimit.
Bëni kujdes me shfaqjen e dermatiteve të kontaktit, që mund të jetë një efekt anësor i mundshëm i aplikimit lokal të nistatinës.
Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi