Fitoterapi

mar232018

Galenikë: Si të përgatisni krem me bazë keline, kundër vitiligos

Kelina, ose visnaga (emri shkencor i bimës: Ammi visnaga), mund të përdoret në formën e aplikimeve lokale për trajtimin e vitiligos. Në të vërtetë, bashkuar me rrezatimin UV ajo mund të stimulojë aktivitetin e melanociteve, ndërsa në errësirë, krijon një kompleks molekular me ADN-në. Rrezatimi i mëpastajmë bën lidhjen e molekulës me ADN-në. Aktiviteti fotobiologjik mbetet gjithsesi shumë më i vogël, krahasuar me psoralenet dhe fotosensibilizimi i lëkurës është i ulët. Këto efekte shpjegojnë gjenotoksicitetin dhe fototoksicitetin e ulët të molekulës. Kelina është aplikuar e shoqëruar me një trajtim me dritë në 308-nm, që është një gjatësi e valës së dritës e cila shkakton apoptozën e limfociteve T dhe stimulon proliferimin e melanociteve.

Ammi visnaga ka aktivitet spazmolitik edhe në nivelet kardiake, bronkiale, gastroenterike dhe urinare. Metabolitet e saj dytësore e kryejnë këtë aktivitet në mënyrë përzgjedhëse në muskujt e butë dhe, në nivel kardiak, ky aktivitet përqendrohet kryesisht në nivelin koronar.

Efekti i ngadaltë, por i qëndrueshëm i vazodilatimit mund të përdoret në mënyrë efektive në rastet e angina pektorisit, ndërsa ajo mund të jetë e dobishme në trajtimin e urolitiazës, bronkospazmave ose dhimbjeve të zorrëve. Tradicionalisht, bima është njohur si "barishte për kujdesin e dhëmbëve", pasi shkopinjtë e tharë të luleve të saj janë përdorur si kunja dhëmbësh.

Pikërisht nën dritën e efekteve koronare, vitet e kaluara ka nisur kërkimi i analogëve të kelinës me toksicitet më të vogël oral dhe efikasitet më të madh, por, ajo që na intereson më shumë në këtë aspekt, nuk janë efektet e kësaj substance në nivel sistemik, por ajo çka mund të bëjë ajo e aplikuar lokalisht. Për këtë arsye, më poshtë do të gjeni një përgatitje galenike që u vjen në ndihmë personave të prekur nga vitiligoja:

 

Mënyra e formulimit:

Materialet:

peshore, epruvetë, shufër qelqi
Kelinë 1g
Etanol 96%, 40g
Ujë i purifikuar 40g
Glikol propilen 16,5g
Hydroxyethylcellulose 2,5g

Përgatitja: Në një epruvetë, tretni kelinën në alkol. Pas tretjes së plotë, shtoni glikol propilenin dhe ujin. Pasi përbërësit janë përzier mirë, shtoni hydroxyethylcellulose-n me ngadalë dhe në mënyrë konstante, për të minimizuar sasinë e ajrit që do të marrë produkti. Lëreni të qëndrojë për një natë dhe nëse do të jetë e nevojshme, përziejeni sërish derisa të arrijë homogjenitetin.

Pas një viti trajtim, gjatë të cilit pacientët aplikonin një xhel keline 45 minuta para rrezatimit (dy herë në javë), 45% kanë patur një ripigmentim të shkëlqyer (më shumë se 75%) dhe 25% një ripigmentim të mirë (25-50%). Rezultati më i mirë është arritur kur janë trajtuar fytyra, qafa, duart dhe barku, me rezultate që janë ruajtur deri në gjashtë muaj pas trajtimit.

 

Luca Guizzon, ekspert në Fitoterapi

Burimet:
Dermatology.1992;184(2):120-3.
Dermatol Ther (Heidelb).2017 Dec 27. doi: 10.1007/s13555-017-0218-x. [Epub ahead of print]


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC