Fitoterapi

maj72018

Latanoprosti. Trajtim për glaukomën apo për alopecinë? Një shembull i përgatitjes galenike

80% e popullsisë kaukaziane përballet me nivele të ndryshme alopecie androgjenike para të shtatëdhjetave. Për zhvillimin e këtij kushti është e nevojshme prania e niveleve të larta të testosteronit, të shoqëruara nga një predispozitë gjenetike e lidhur me receptorin për androgjenet. Sidoqoftë, ka edhe faktorë të tjerë shtesë që çojnë drejt alopecisë dhe që nuk janë qartësuar ende plotësisht. Aktualisht, trajtimi për alopecinë androgjenike përfshin molekula të tilla si finasteridet (e cila frenon 5-alfa reductase 2, përgjegjëse për shndërrimin e testosteronit në dihidrotestosteron) dhe minoksidili (që duket se ndërhyn në kanalet e potasit dhe të prostaglandinës).

Përveç zvogëlimit të folikulit pilifer, që shkakton rritjen e fazës telogjene dhe zvogëlimin e fazës anagjene, është vënë re edhe depërtimi i limfociteve rreth folikulit të zvogëluar. Përveç kësaj, është vërejtur se ka një rënie të qelizave proliferuese në folikul, por numri i qelizave burimore për flokët mbetet i paprekur. Kjo tregon që lëkurës tullace të kokës i mungon një aktivizues ose se ka një frenues të rritjes së flokëve.

Nieves dhe Garza kanë zbuluar nivele të larta të prostaglandinës D2 synthase (PTGDS) në lëkurën e kokës së njerëzve tullacë, krahasuar me ata që kanë flokë. Kështu, jo vetëm që niveli i enzimës është ngritur, por edhe prostaglandina D2 (PGD2) është gjithashtu më e lartë në lëkurën tullace.

Në studimet in vivo, autorët kanë regjistruar një marrëdhënie të ngushtë kohore mes rritjes së niveleve të PD2-shit dhe regresionit të rritjes së flokëve gjatë ciklit normal folikular. Gjithashtu, një metabolit i PD2-shit, 15-deoxy-delta 12, 14-prostaglandinë J2 (15-dPGJ2), pengon rritjen e flokëve te minjtë dhe te burrat.
Këto rezultate nënkuptojnë një rol të rëndësishëm të PGD2-shit në patogjenezën e alopecisë androgjenike dhe sugjerojnë objektiva të reja receptoriale për trajtimin e saj.

Së fundi, është vënë re se analogët e prostaglandinë F2a (bimatoprost dhe latanoprost), kur përdoren për trajtimin e glaukomës, kanë si "efekt anësor" rritjen e qerpikëve dhe kjo ka sugjeruar përdorimin e tyre të mundshëm në rastet e alopecisë. Në veçanti, latanoprosti do të jetë në gjendje të modulojë fazat e rritjes së flokëve, duke nxitur kalimin e folikujve nga faza telagjene në fazën anagjene dhe një zgjatje të fazës anagjene (me zgjatjen e flokëve).

Latanoprosti është një agonist i nëntipit FP të receptorëve prostanoidë, receptorët që gjenden edhe në nivelin e bulbit pilifer dhe në gjëndrat e yndyrës. Mbetet të përkufizohet se latanoprosti vepron me të njëjtët mekanizma për rritjen e flokëve, pasi ekziston një lidhje e ndryshme midis folikujve në fazën anagjene dhe atyre në fazën telogjene (këto të fundit janë rreth 50% në rastin e qerpikëve dhe vetëm 14%, mesatarisht, në rastin e flokëve).

El-Ashmawy AAed El-Maadawy, së fundi, ka krahasuar efektet e aplikacionit topik të latanoprostit 0,1%, minoksidilit 5% ose betametazonit valerat 0,1%, më vete ose të kombinuar, në trajtimin e pacientëve me alopeci areata.

Mes kombinimeve të ndryshme, rezultate më domethënëse ka patur ai që parashikonte kombinimin e latanoprostit me betametazone valeraten.

Në një tjetër studim, latanoprosti 0.1%, i aplikuar për 24 javë, ka shtuar edhe densitetin e flokëve, si edhe ka intensifikuar ngjyrën e tyre.

 

Shembull formulimi:

Materialet: cilindër i graduar, epruvetë, shufër
Latanoprost 0,1g
Glikol propilen 10ml
Alkol 70° sa të nevojitet, deri në 100ml

Duke nisur nga ambalazhimi i latanoprostit 1 g (lëng vajor), përgatitni solucionin e koncentruar 10 mg/ml. Matni një volum alkoli të barabartë me 90 ml. Transferoni pak ml alkool në brendësi të ambalazhimit dhe tundeni, për të bërë të mundur larjen e sipërfaqes së mureve dhe kapakut. Përdoreni të gjithë alkolin 90 ml për të larë muret e paketimit të latanoprostit dhe për ta transferuar në ambalazhimin përfundimtar.
Çojeni saktësisht në vëllimin 100 ml me alkool 96 °. Merrni 10 ml të këtij solucioni dhe përziejeni në gotat me glikol propilen dhe me alkol 70 ° C.
Solucioni i përqendruar dhe solucionet e tjera ruhen në frigorifer për të evituar avullimin e tretësit, që sjell si pasojë alterimin e përqendrimit dhe alterimin e principit aktiv.

Efektet anësore të aplikimit lokal janë të lehta dhe kalimtare, me natyrë përgjithësisht irrituese, po janë shumë të pakta studimet klinike të deritanishme që krijojnë mundësinë për të dhënë një vlerësim përfundimtar në këtë kuptim.

 

Luca Guizzon, ekspert në Fitoterapi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC