Fitoterapi

qer122018

Xhinko biloba dhe schisandra. Pse quhen, bimë në shërbim të mendjes?

Schisandra chinensis dhe xhinko biloba, në pamje të parë duken dy bimë plotësisht të ndryshme, por ngjashmëria mes tyre shtrihet në shumë aspekte...

E para është një pemë ngjitëse, me hardhi të drunjta, ndërsa e dyta, madhështore dhe e fuqishme. Të dyja këto bimë e kanë origjinën në Kinë dhe kanë të përbashkët edhe tipologjinë e sistemit riprodhues. Ato janë, në fakt, që të dyja, bimë që nuk janë të pajisura me aparat riprodhues mashkullor dhe femëror brenda së njëjtës bimë, por ekzistojnë xhinko biloba "mashkull" dhe xhinko biloba "femër", siç ndodh edhe me schisandrën.

Një tjetër tipar domethënës që të kujton rëndësinë e këtyre bimëve për shëndetin e njeriut, është se, që të dyja futen në 50 bimët bazë të farmakologjisë tradicionale kineze.

Duke hyrë më në detaje, xhinko biloba është e vetmja specie që ka mbijetuar në familjen ginkgoaceae. Ajo mund të jetë pema më antike që ekziston sot: popullon tokën që prej 250 milionë vjetësh, pa treguar shenja dështimi, u reziston klimave edhe shumë të ashpra dhe përshtatet me lloje të ndryshme terreni. Emri i kësaj bime rrjedh nga fjala kineze "yin-kuo". Emri i species (biloba) rrjedh nga latinishtja: bis e lobus, që i referohet ndarjes së gjetheve në dy lobe, në formën e freskores.

Në nivelin fitoterapik: flavonoidet dhe ginkgolidet e nxjerra nga gjethet e xhinkos kanë veti të njohura për qarkullimin e gjakut, të shfrytëzueshme në rastet me probleme, duke treguar kujdes ndaj frenimit të faktorit aktivizues të plateleve dhe efektit të mëtejshëm antikoagulant.

Tipari që duam të nënvizojmë në këtë artikull, është efekti mbi sistemin nervor qendror. Ekstraktet e xhinkos janë në gjendje të stimulojnë faktorin e rritjes nervore, me një efekt të dobishëm mbi mbijetesën e neuroneve.
Efekte të tilla janë arritur nga një artikull i vitit 2015 në të cilin studiuesit kanë vënë përballë rezultate nga studime të ndryshme dhe eksperimente të zhvilluara mbi ekstraktet e xhinkos, duke u përpjekur të kuptojnë nëse një trajtim i këtij lloji mund të jetë i favorshëm, pikërisht për të sëmurët me alzheimer dhe për pacientët me simptoma neuropsikike.

Rezultatet kanë qenë të kënaqshme: është vënë re në fakt që efektet pozitive të renditura më lart janë më të dukshme, me marrjen e një doze të përditshme prej 240 mg ekstrakt xhinkoje, në një trajtim që shkon 22-26 javë. Statistikisht, pacientët e trajtuar me xhinko kanë patur rezultate më të larta krahasuar me grupin e kontrollit, duke përmirësuar në përgjithësi funksionin konjitiv, aktivitetet e përditshme dhe simptomat neuropsikiatrike. Edhe për nëngrupin e të sëmurëve me alzheimer, përmirësimet kanë qenë të krahasueshme.
schisandra, nga ana e saj, njihet ndryshe edhe si fruta me pesë shije (nga gjuha kineze wǔwèi zi), për shkak se frutat e schisandrës përmbajnë 5 shijet bazë të mjekësisë kineze: e ëmbël, e kripur, e hidhur, pikante dhe e thartë. Nga frutat e bimës përfitohen përbërje të tilla si schisandrina dhe linjane të tjera, që kanë treguar se kanë efekte mbi shumë sisteme fiziologjike, që nga efekti mbi mikrobiotën intestinale, në përmirësimin e kuadrit lipidik hematik deri në efekte kardioprotektive, kundër lodhjes dhe, sigurisht, kundër rënies konjitive.
Kjo cilësi e fundit ndodh për shkak të fraksionit të linjaneve, në gjendje të reduktojnë dëmin nervor dhe të shtojnë performancën konjitive.

Në një model kafshësh me demencë senile, është vënë re se marrja e schisandrës (dhe e Alpinia oxyphilla-s) është në gjendje të shtojë numrin e receptorëve për acetilcolinën e M1 dhe të ketë efekte neuroprotektive. Studime të tjera in vivo janë në të njëjtën linjë me këtë efekt dhe e paraqesin schisandrinën dhe derivatet e saj, si përgjegjëse të mundshme për veprimin neuroprotektiv.

 

Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Burime:
Int J Biol Macromol.2016 Dec;93(Pt A):322-332. doi: 10.1016/j.ijbiomac. 2016.08.042. Epub 2016 Aug 18.
Biomed Pharmacother. 2018 Jan; 97:958-968. doi: 10.1016/j.biopha.2017.10.145. Epub 2017 Nov 7
Fitoterapia. 2014 Sep; 97:224-33. doi: 10.1016/j.fitote.2014.06.014.Epub 2014 Jun 27
J Alzheimers Dis. 2015;43(2):589-603. doi: 10.3233/JAD-140837.
Biomed Pharmacother. 2018 Jan;97: 128-135. doi: 10.1016/j.biopha.2017.10.088. Epub 2017 Nov 6


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC