Fitoterapi

kor52018

Ja, si na vijnë në ndihmë bimët, në rastet e djegieve nga dielli

Eritemat janë djegie të shkallës së parë që ndodhin pas ekspozimit të zgjatur në rrezet e diellit dhe në rrezet UV, pa mbrojtjen e duhur. Si rregull, simptomat mund të shfaqen edhe disa orë pas ekspozimit dhe ato mund të ndryshojnë në varësi të ashpërsisë, nga skuqja e thjeshtë deri te shfaqja e fshikëzave ose e flluskave (djegie e shkallës II).

Bimët më të përdorura në këto situata janë ndoshta hypericumi (lule basani) (në përgatitjen e tij si oleolit) dhe aloe: që të dyja e kanë treguar efektivitetin e tyre (në krahasim me sulfadiazine argjendin), por ato nuk janë të vetmet në të cilat është fokusuar kërkimi shkencor...

 

Hypericum, ndryshe: lule basani
Në rastin e vajit të lules së basanit, studimi u krye in vivo duke krijuar një djegie të shkallës së dytë te kafshët që i ishin nënshtruar eksperimentit. Pastaj, pjesa e djegur u trajtua ose duke aplikuar sulfadiazinë argjendi 2 herë në ditë, ose vaj të lules së basanit, 4 herë në ditë.

Te kafshët e trajtuara me vajin, lëkura ka qenë më e mbrojtur. Për më tepër, trashësia e lëkurës dhe numri i enëve të gjakut të paprekura ishte më i madh. Aspekti i theksuar nga shkencëtarët është shpejtësia e ndërhyrjes: për të patur rezultate të tilla, aplikimi duhet të bëhet brenda 24 orëve nga djegia.

 

Aloe vera
Në rastin e aloes është zhvilluar një studim klinik i vërtetë në repartin e plastikës dhe të djegieve në spitalin Nishtar. Pacientët që vuanin nga djegie të shkallës së parë u caktuan për të marrë trajtim me 1% sulfadiazinë ose aloe. Në këtë studim, pacientët e trajtuar me aloe raportuan një rënie të ndjeshme të kohës së shërimit dhe të dhimbjes së perceptuar. Të dhënat e aloes janë konfirmuar nga një përmbledhje e botuar në "Burns" në vitin 2007, ku autorët raportuan një reduktim në kohën e shërimit prej 8.79 ditësh te pacientët e trajtuar me aloe, krahasuar me grupet e kontrollit. Duhet nënvizuar, si gjithmonë, nevoja për studime të mëtejshme të strukturuara, për të konfirmuar dobinë e aloes në djegiet e shkallës së parë dhe të dytë.

 

Lythrum salicaria dhe Euchroma Arnebia
Bimë të tjera ndoshta më pak të njohura, por të studiuara gjithmonë në krahasim me sulfadiazine argjendin janë Lythrum salicaria dhe Euchroma Arnebia. Në rastin e L. salicaria, studimet kanë regjistruar një efekt antibakterial dhe shërues me normat e rimëkëmbjes që shkojnë deri në 89.5%; përveç kësaj, nga krahasimi me barin, u vu re një efekt i shkëlqyer ripërtëritës.

Euchroma Arnebia është një bimë nga Lindja e Mesme, që është përmendur nga Avicena për vetitë e saj shëruese. Në këtë rast, u vlerësua kryesisht koha e shërimit, gjë që ishte pothuajse 5 ditë më e shkurtër te pacientët e trajtuar me ekstraktin e bimës.

 

Efektet anësore
Aspekti i fundit për t'u analizuar janë efektet anësore të mundshme. Më të studiuara në këtë kuptim janë lulja e basanit dhe aloe. Në rastin e lules së basanit, për shkak të pranisë në vaj të hypericinës (një përbërje e ndjeshme ndaj dritës), këshillohet kujdes nëse doni ta përdorni atë para se të dilni në diell (ndonëse në rastet e djegieve duhet shmangur ekspozimi ndaj rrezeve UV).

Edhe aloe, si bimë, ka substanca të ndjeshme ndaj dritës, në veçanti antrakinonen. Në këtë rast është thelbësore të dini llojin e ekstraktit të aloes që duhet të aplikohet: preparatet që kanë vetëm xhel aloe (pjesa e brendshme e fletës) të pastër nuk duket se shkaktojnë rrezik nga fototoksiciteti, duke pasur parasysh përqendrimin shumë të ulët të antrakinoneve (maksimumi 50ppm).

 

Luca Guizzon, ekspert në Fitoterapi

Burimet:
Ulus Travma Acil Cerrahi Derg. 2015 Sep;21(5):323-36. doi: 10.5505/tjtes.2015.
J Pak Med Assoc. 2013 Feb;63(2):225-30.
Burns. 2007 Sep;33(6):713-8. Epub 2007 May 17.
Wounds. 2016 Sep 29. pii: WNDS20160929-2. [Epub ahead of print]
J Ethnopharmacol. 2016 Aug 2;189:107-16. doi: 10.1016/j.jep.2016.05.029. Epub 2016 May 13.
Int J Toxicol. 2001;20 Suppl 2:31-9
First Published March 1, 2007 Research Article


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC