nën232021
Fitoterapia kineze përballë mjekësisë perëndimore. Efikasiteti dhe siguria në trajtimin e hiperuricemisë
Sipas traditës fitoterapeutike kineze, disa mjekime mund të përdoren edhe për trajtimin e hiperuricemisë dhe qëllimi i këtij punimi ishte të verifikonte në mënyrë sistematike efikasitetin dhe sigurinë e mjekësisë bimore kineze për trajtimin e kësaj patologjie. Në shqyrtim u përfshinë studime klinike të kontrolluara me përzgjedhje rastësore (RCT) dhe u zbatuan kriteret Cochrane për të vlerësuar rrezikun e gabimit. Gjithsej, në shqyrtim u përfshirë 11 RCT me 838 pacientë.
Nuk është verifikuar asnjë ndryshim domethënës në acidin urik sierik midis subjekteve që trajtoheshin sipas mjekësisë bimore kineze dhe atyre që janë trajtuar sipas mjekësisë tradicionale perëndimore (SME: 0,19, 95% CI: -0,04 deri në 0,43; p = 0,10). Përsa i përket efikasitetit të përgjithshëm, trajtimet bimore kineze ishin dukshëm superiore ndaj mjekësisë perëndimore (RR: 1,11; 95% CI: 1,04-1,17; p = 0,0007). Trajtimet bimore kineze ishin më të mira se mjekësia perëndimore në reduktimin e reaksioneve negative (RR: 0,30; 95% CI: 0,15 deri në 0,62; p = 0,001).
Ndërsa këto të dhëna janë inkurajuese dhe madje tregojnë se mjekësia bimore kineze mund të ketë efikasitet më të madh të përgjithshëm, me më pak reaksione të padëshiruara të barnave, këto dëshmi janë të dobëta për shkak të cilësisë së ulët metodologjike dhe numrit të vogël të studimeve të përfshira.
Vittorio Mascherini
CERFIT, AOU Careggi, Firenze
Jianping Lin, et al. Efficacy and Safety of Chinese Medicinal Herbs for the Treatment of Hyperuricemia: A Systematic Review and Meta-Analysis Evid Based Complement Alternat Med. 2016.