Fitoterapi

gus92018

Bimët aloe nuk janë njësoj. Kujdes nga derivatet me efekt laksativ

Semafor i kuq për disa substanca që gjenden në mënyrë të natyrshme në disa lloje të aloes, ekstraktet e të cilave përdoren për efektin e tyre laksativ.

 

Në gjininë aloe, bëjnë pjesë rreth 250 lloje të ndryshme. Më e njohura nga këto është Aloe barbadensis (ose Aloe Vera), tuli i së cilës gjendet në shtresat më të brendshme dhe që përdoret në ushqime dhe kozmetikë në formën e xhelit (Aloe Vera). Së fundi, EFSA ka përsëritur paralajmërimin në lidhje me derivatet e hydroxyanthracene-s, të gjetura në disa lloje bimore, por mbi të gjitha te bima aloe (derivati më i bollshëm është aloina), ashtu si edhe te sena, raveni, kasia etj., që përdoren si përbërës ushqimorë, kryesisht në shtesa ushqimore. Të dhënat epidemiologjike sugjerojnë një rrezik në rritje të kancerit kolorektal lidhur me përdorimin e përgjithshëm të laksativëve, shumë prej të cilëve përmbajnë derivatet e kësaj substance.

Që nga viti 2013, autoriteti, duke iu njohur derivateve të hydroxyanthracene-s një rol pozitiv në përmirësimin e funksionit të zorrëve, kishte raportuar probleme të mundshme sigurie në rastet e një përdorimi afatgjatë dhe me doza të larta. Një mendim i dytë, i kërkuar më pas nga komisioni dhe që synonte të rivlerësonte përdorimin e sigurt të këtyre përbërësve të bimëve në ushqim, miratuar në nëntor 2017, konfirmoi dyshimet e mëparshme.
Sipas të dhënave të disponueshme nga studime in vitro dhe in vivo mbi minjtë, disa derivate të hydroxyanthracene-s njihen si gjenotoksike, duke qenë se mund të shkaktojnë dëme në ADN-në e qelizave të kolonit, duke shtuar kështu mundësitë për të zhvilluar kancer. Për këtë arsye, para se të thellohet në zgjidhjen e dyshimeve të tjera, agjencia nuk ka mundur të përcaktojë një kufi të sasisë së sigurt ditore, që nuk shkakton dëme mbi shëndetin.

Konkluzionet e konkorduara me këto të fundit nga EFSA, ishin sjellë më parë edhe nga OBSH-ja, nga EMA dhe së fundi, edhe nga Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Rrezikut, i cili kishte analizuar toksicitetin e të gjithë ekstraktit të gjethes së Aloe arborescensit që përmban antranoide, të cilat konsiderohen tashmë kancerogjene dhe gjenotoksike dhe që janë të pranishme në shtresat e jashtme të gjethes.

Në bazë të sinjalizimit të autoritetit europian dhe të komisionit, duhet vendosur gjithsesi nëse duhet kufizuar përdorimi i këtyre ekstrakteve tek integratorët.

 

Francesca De Vecchi, teknologe ushqimore


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC