shk122019
Për Shën Valentin, vaj esencial i nxjerrë nga jasemini!
Jasemini nuk është vetëm një lule e jashtëzakonshme plot aromë, por ashtu si të gjitha bimët, edhe ajo ka në vetvete një material me substanca kimike, përdorimet e të cilave fillojnë nga anksiolitiku, për të shkuar deri në përmirësimin e raporteve interpersonale.
Jasminum officinalis, me origjinë persiane, njihej në Itali që në epokën romane dhe u kultivua për herë të parë në territorin kombëtar vetëm nga Cosimo I de Medici. Nga kjo bimë ngjitëse që lulëzon në fund të dimrit, me lule të vogla dhe të bardha, merret një vaj esencial që mund të përdoret në aromaterapi. Një studim i vitit 2010, është thelluar në efektet e masazhit me këtë vaj esencial mbi parametra të shumtë: që nga presioni i gjakut deri te saturimi i tij, nga frekuenca respiratore deri te temperatura trupore. Aplikimi mbi abdomen i vajit të jaseminit ka rritur të gjithë parametrat e natyrshëm të eksitimit autonom, me efekte edhe në nivelin emocional.
Kështu, pjesëmarrësit ndiheshin më "energjikë" dhe më receptivë në krahasim me individët që kishin bërë masazh me vaj bajamesh të ëmbla (placebo). Edhe pse është një studim i vogël që ka nevojë për konfirmime të fundit, kjo na bën të mendojmë se ndoshta, persianët nuk kishin gabuar shumë.
Vaji i jaseminit ofrohej nga persianët gjatë banketeve të tyre ku ata e ngrinin në qiell për vetitë e tij terapeutike që lidhen me seksualitetin. Një hipotezë të tillë e mbështet edhe fitoterapia moderne. Në fakt, në vajin esencial të jaseminit gjendet një eter pentaciklik, i quajtur hedione, që i dhuron nuancat karakteristike esencës së bimës. Emri vjen nga fjala greke "Hedone", që do të thotë "e këndshme". Jo vetëm për shkak të erës së saj të freskët, citrike dhe "të gjelbër", por edhe për shkak të efekteve që ka në raportet ndërpersonale.
Në fakt, ajo i përket klasës së përbërjeve të njohura si feromone: substanca të prodhuara nga të gjithë gjitarët nëpërmjet gjëndrave endokrine me përqendrime të ulëta, për t'u dërguar sinjale individëve të tjerë të së njëjtës specie.
Të klasifikuar në grupin e gjysmë kimikëve, këto substanca nxitin sjellje dhe reaksione fiziologjike tek individët e tjerë të së njëjtës specie, me të cilët vihen në kontakt. Substanca të tilla kapen nga receptorët vomero-nazalë. Te njeriu ekzistojnë 5 receptorë të kësaj familjeje (VN1R1-VN1R5). Hatt dhe Geber kanë testuar afinitetin e hediones për receptorin VN1R1: në krahasim me një parfum të zakonshëm me aromë lulesh, molekula ka prodhuar një aktivizim të shtuar të zonave limbike dhe ka nxitur një përgjigje të diferencuar ndërmjet meshkujve dhe femrave në një regjion hipotalamik që lidhet me lëshimin e hormonit. Receptori VN1R1 është implikuar në aktivizimin e neuroneve ekstra-olfaktore të induktuara nga hedione që modulojnë sekretimin gjini-specifik të hormoneve të njeriut.
Por, si përkthehet në raportet ndërpersonale ky efekt biokimik?
E dimë që bashkëpunimi ndërmjet individëve pa lidhje paraekzistuese ka qenë një nga pikat kyçe të suksesit të species njerëzore. Edhe pse një fushë e tillë mund të rezultojë kryesisht me interes socio-psikologjik, një studim i Hatt dhe Berger identifikon te hedione një molekulë që është në gjendje të përmirësojë reciprocitetin te njerëzit. Në veçanti, kjo molekulë bën që të durohen më mirë sjelljet negative dhe frymëzon aspektin pozitiv të raportit ndërmjet njerëzve që ndërveprojnë mes tyre, nëse ata inhalojnë hedione në të njëjtën kohë.
Dhe, në çfarë raporti tjetër përveç atij sentimental, është mirë që të duroni defektet dhe të lartësoni cilësitë e partnerit? Gëzuar Shën Valentinin!
Luca Guizzon, ekspert i fitoterapisë
Burimet:
Nat Prod Commun.2010 Jan;5(1):157-62.
Front Behav Neurosci.2017 May 2;11:79. doi: 10.3389/fnbeh.2017.00079. eCollection 2017.
Neuroimage.2015 Jun;113:365-73. doi: 10.1016/j.neuroimage.2015.03.029. Epub 2015 Mar 19.