Fitoterapi

mar12019

Trumza. Testohen efektet terapeutike të ekstrakteve dhe të vajit esencial

Trumza (Satureja spp) është një bimë që i përket familjes labiateae, që përdoret shumë në kuzhinë qoftë si erëz, qoftë për të prodhuar pije. Edhe vetitë e saj terapeutike mund të lidhen në njëfarë mënyre me botën gastronomike. Etimologjia e emrit të klasës (Satureja) është e pasigurt. Linnaeus është marrë nga një fjalë e vjetër romake me rrënjë latine (satura) që do të thotë "i ngopur", duke iu referuar vetive të supozuara tretëse të lëngjeve që kanë bimët e kësaj klase. Të tjerë mund t'i referohen një fjalori latin duke gjetur shpjegimin "salcë" për të indikuar vetitë aromatike të kësaj bime në kuzhinë. Gjithnjë nga fusha gastronomike vjen edhe një mundësi e fundit, duke iu referuar si "bima e kripur", pasi është vënë re nga njerëzit në lashtësi dhe është rekomanduar nga Virgjili si një bimë e shkëlqyer që duhet mbjellë pranë koshereve të bletëve. Në fakt, trumza është edhe një bimë e shkëlqyer për mjaltë.

Ajo është një bimë që gjendet kudo dhe që përdoret për të kuruar shqetësimet e vogla në të gjitha etnomjekësitë e rajoneve ku ajo rritet në mënyrë spontane. Tradicionalisht, është përdorur për dhimbjet muskulore, lodhjen dhe vështirësinë në tretje. Disa nga këto veti dhe varietete janë studiuar në artikuj shkencorë. Në veçanti, speciet mbi të cilat janë përqendruar studimet, janë: Satureja bachtiarica, Satureja montana dhe Satureja hortensis, që duket se janë më interesante nga pikëpamja farmakologjike dhe klinike. Efektet terapeutike i janë atribuuar vajit esencial, veçanërisht vetitë antibakteriale, ndërsa ekstraktet e bimës (të pasura me flavonoide dhe polifenole) janë analizuar si antioksidantë, antidiabetikë dhe hipolipidemizues.

Një ekstrakt i gjetheve të Satureja hortensisit është studiuar për vetitë e tij hipoglicemizuese. Kjo bimë që përmban flavonoide, cynaroside, acid rozmarinik dhe acid klorogjenik, si edhe 1% vaj esencial, është administruar in vivo, duke u krahasuar me arfasetinën. Duke u administruar në sasinë 330 ml në ditë, ekstrakti është në gjendje të prodhojë një efekt hipoglicemizues shumë të dukshëm, gjë që e ka shtyrë Gjeorgjinë ta njohë atë zyrtarisht si bar për trajtimin e diabetit të tipit 2, qoftë më vete, qoftë në kombinim me barna të tjera.

Vaji esencial, më pas, është analizuar në kombinim me esencën e rigonit për trajtimin e infeksioneve nga Helicobacter pylori. Duke qenë se kjo përzierje është administruar me sukses mbi kulturat qelizore të bakterit, studiuesit kanë vendosur ta testojnë in vivo, duke arritur normat e çrrënjosjes të barabarta me 70%. Ky rezultat nuk ka shfaqur risqe toksiciteti ose inflamacioni te kafshët mbi të cilat është eksperimentuar. Mbetet që të presim një vlerësim në klinikë për këto rezultate, për të verifikuar nëse ky trajtim mund të jetë i dobishëm edhe te njeriu.


Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Burimet:
Molecules. 2018 Sep 25;23(10). pii: E2458. doi: 10.3390/molecules23102458.
J Acupunct Meridian Stud. 2016 Jun;9(3):118-27. doi: 10.1016/j.jams.2016.04.003. Epub 2016 Apr 30.
Pharm Biol. 2016;54(3):375-412. doi: 10.3109/13880209.2015.1043560. Epub 2015 May 8.
J Evid Based Complementary Altern Med. 2015 Jul;20(3):212-23. doi:
10.1177/2156587214564188. Epub 2015 Jan 5.
Georgian Med News. 2012 Feb;(203):47-52. Helicobacter. 2017 Apr;22(2). doi:
10.1111/hel.12350. Epub 2016 Aug 31.4
Helicobacter. 2017 Apr;22(2). doi: 10.1111/hel.12350. Epub 2016 Aug 31.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC