Fitoterapi

mar182019

Salvia officinalis, gjethet e çmuara për gjinekologjinë

Që nga etimologjia e emrit, kuptohet se sa i rëndësishëm mund të jetë roli i Salvia officinalis (sherebela) në mjekësinë popullore. Emri vjen nga latinishtja: "salvus", që do të thotë të shpëtosh, e sigurt, e shëndetshme. Nga gjethet e sherebelës merret një ekstrakt i pasur me flavonoide, terpene, tanina, derivate të acidit kafeik dhe vaj esencial. Pikërisht vaji esencial duhet marrë në konsideratë me kujdes, sepse është i pasur në thujone, një përbërje që mund të rezultojë neurotoksike në doza të larta. Neurotoksiciteti i thujones është lidhur me aftësinë e saj për të bllokuar në nivel cerebral, receptorët e acidit gama-aminobutirik (GABA) dhe në veçanti, një studim i kryer nga Hold dhe Coll, ka treguar që thujone reagon si antagonist i receptorëve GABA(A).
Reduktimi i aktivitetit gabaenergjik duket se favorizon fillimin e shkarkimeve elektrike nervore anormale dhe është supozuar që aktiviteti pro-konvulsiv i α-thujones mund të lidhet edhe me një reduktim të përgjigjes së receptorit 5-HT3 për serotoninën.

Megjithatë, Salvia officinalis dhe të gjithë derivantët e saj, janë studiuar mbi të gjitha, në fushën gjinekologjike. Për shembull, vaji esencial është testuar si aromaterapi për të trajtuar krampet menstruale dhe simptomat e dismenorresë. Aromaterapia parashikon masazhin abdominal me një solucion vajor me bazë sherebele, lavande dhe trëndafili. Pacientet e trajtuara në këtë mënyrë kanë pasur reduktime të konsiderueshme qoftë të krampeve menstruale, qoftë të gjendjes së rëndë të dismenorresë.
Por, përveçse për dismenorrenë, sherebela është përdorur edhe për trajtimin e afsheve dhe djersitjes së tepërt te gratë në menopauzë. Duke bërë një trajtim 8-javor me një tabletë me bazë gjethet e freskëta të sherebelës, studiuesit kanë regjistruar një reduktim të konsiderueshëm dhe konstant të numrit të afsheve ditore, të shoqëruara me përparim të njëjtë, në reduktimin e të gjitha simptomave të tjera. Duket se efekti anti-hiperhidrozë është në nivelin qendror dhe mbështetet nga vaji esencial me efekt antagonist në sistemin parasimpatik, përveçse ka një efekt periferik paralizues në fundet nervore të gjëndrave të djersës. Efekti mbi afshet, në fakt, duket se është kërkuar në veprimin estrogjenik në ngarkesë të disa flavonoideve të kudogjendura, ndërmjet të cilëve ishte edhe Luteolin-7-O-glukozid.

 

Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Burime:
Complement Ther Med. 2013 Oct;21(5):441-6. doi: 10.1016/j.ctim.2013.07.004. Epub 2013 Aug 6. J Altern Complement Med. 2006 Jul-Aug;12(6):535-41. Adv Ther. 2011 Jun;28(6):490-500. doi: 10.1007/s12325-011-0027-z. Epub 2011 May 16. Planta Med. 2013 Jun;79(9):753-60. doi: 10.1055/s-0032-1328552. Epub 2013 May 13.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC