Fitoterapi

sht112019

Alergjitë e lëkurës. Prometazina, antihistaminiku në formë kremi

Nëse po përdorni një histaminik të gjeneratës së parë për të realizuar një krem dhe ky merr ngjyrën blu, kjo do të thotë dy gjëra: po përdorni prometazinën dhe... keni harruar të shtoni një antioksidant. Prometazina, që rrjedh nga fenotaziniku me veprim antagonist për receptorët H1, përdoret edhe për trajtimin e gjendjeve alergjike të lëkurës. Mund të merret edhe në mënyrë sistemike, duke qenë se është e pajisur me një aktivitet të spikatur që deprimon Sistemin Nervor Qendror.
Është një fenotiazinë që përmban veti antikolinergjike, anestetike lokale dhe veprim të dobët antagonist në nivel të receptorit 1-adrenergjik, që gjithsesi, merr vlerë klinike vetëm kur administrohet në rrugë intravenoze.
Bari është në gjendje të pengojë grumbullimin e trombociteve dhe të stabilizojë membranat eritrocitare. Kjo karakteristikë e fundit është shfrytëzuar në trajtimin e sëmundjes hemolitike të neonatit. Është i pajisur me veti antiemetike dhe mund të përfshihet në trajtimin e kinetozës.

Këtu, ne do të shfrytëzojmë kryesisht vetitë me interes dermatologjik. Prometazina, në fakt, është i vetmi rast i një antihistaminiku për aplikim në lëkurë, që mund të përgatitet në farmaci, pa kërkesë për recetë. Në praktikën terapeutike, indikohet për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, me natyrë alergjike dhe jo alergjike, siç janë urtikariet dhe pickimet e insekteve.

 

Si përgatitet kremi
E përdorur me këtë qëllim, prometazina nuk paraqet efekte anësore të veçanta, përveç atyre për shkak të sensibilitetit individual.

Shembull formulues:
Materialet: Peshore, provëz, shufër qelqi, shpatull, piastër për krem
Klorhidrat prometazine 1 - 2g,
Antioksidant sistemik (sa të nevojitet)
Krem bazë ((sa të nevojitet për 100 gramë)

Duke qenë shumë e tretshme në ujë (1:0,6), prometazina mund të shkrihet lehtësisht në një sasi të vogël në ujë të purifikuar, duke u zbutur në progresion gjeometrik me kremin.
Nëse përdoret një krem bazë i gatshëm, i kushtohet kujdes si sistemit antioksidant të përfshirë (nëse mungon, mund të zgjedhim shtimin e antioksidantëve), ashtu edhe konservantëve. Në fakt, prania në krem e metilit të p-hidroksibenzoatit (nipagina) dhe propilit të p-hidroksibenzoatit, mund të shkaktojë viskozitet të tepruar.
Në mungesë të studimeve të qëndrueshmërisë dhe të efikasitetit të sistemit antioksidant, skadenca duhet të vendoset 30 ditë larg datës së realizimit të përgatitjes.


Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Burimet:
Manuale di preparazioni galeniche, Bettiol
Medicamenta
Int J Pharm Compd. 2014 Jul-Aug;18(4):345-7


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC