qer292020
Shafrani dhe bosvelia, efekte antiinflamatore për artikulacionet
Shafrani dhe bosvelia janë dy bimë të njohura në fitoterapi për vetitë e tyre antiinflamatore, të përdorura edhe për të trajtuar gjendjet inflamatore ortopedike. Janë bimë të mjekësisë orientale dhe të mjekësisë ajurvedike.
Shafrani i gjatë (curcuma longa) është një bimë barishtore me rizomë, e familjes Zingiberacee që përdoret edhe si erëz në kuzhinë. Emri vjen nga sanskritishtja, kunkuma. Bosvelia, nga ana tjetër, është një pemë e njohur më parë për rezinën e saj, që është përdorur në mënyrë tradicionale si temjan.
Aspekti interesant është se, të lindura pranë njëra-tjetrës, këto bimë përdoren edhe sot shpesh së bashku, për të trajtuar gjendjet inflamatore edhe ortopedike. Së bashku, në fakt, përmbajnë principe aktive me veti antiinflamatore. Kurkumina dhe kurkuminoidet shtojnë prodhimin e steroideve endogjene, frenojnë Cox2, metabolizmin e kortizonit dhe të faktorit të transkriptimit Nf-kB. Të njëjtat efekte regjistrohen në interleukinat dhe Tnf-a. Nga ana tjetër, acidet bosvelike frenojnë lipogjenazën dhe aktivitetin e elastazës leukocitare, duke reduktuar gjithashtu infiltrimin e leukociteve polimorfonukleate.
Trajtimi i osteoartritit të gjurit
Rasti i parë i efektit është trajtimi i osteoartritit të gjurit. Pjesëmarrësit në këtë studim mund të kishin artrit, ose inflamator, ose sekondar, histori të dhimbjes së menisqeve, sinovite ose injeksione intraartikulare të bëra së fundi. Për të shmangur gabimin, pjesëmarrësve u ishte ndaluar përdorimi i analgjezikëve për 2 javë para fillimit të studimit dhe glukozamina ose kondroitina deri në 3 muaj para studimit. Pacientëve u janë administruar për 12 javë 3 kapsula në ditë që përmbajnë një ekstrakt bio të disponueshëm me shafran të Indisë dhe një ekstrakt me përqendrime të larta të acideve bosvelike.
Pas analizimit të ngurtësisë së nyjës, ngurtësisë në mëngjes dhe funksionit fizik, si dhe distanca e përshkuar pa dhimbje, u vërejt një përmirësim i dukshëm. Ky përmirësim ishte edhe 10 pikë në shkallën Womac (nga 33 deri 26) dhe u perceptua nga pjesëmarrësit.
Trajtimi i sëmundjeve kronike të veshkave
Përveç fushës ortopedike, lidhja midis këtyre dy bimëve është përdorur edhe për trajtimin e sëmundjeve kronike të veshkave. Kjo patologji karakterizohet nga një ulje e vazhdueshme e funksionit të veshkave, me një rritje të gjendjes inflamatore dhe rënie të aftësisë antioksiduese të trupit. Lidhja midis Curcuma longa dhe Bosvvellia serrata u dëshmua te pacientët jo me dializë. Në fund të 8 javëve të trajtimit, pacientët patën një ulje të konsiderueshme në disa parametra inflamatorë, siç janë IL-6 dhe prostaglandina (Pge2),
Efektet anësore të trajtimit me shafran dhe bosvelia janë zakonisht të buta, përveçse është treguar kujdes në rastet e bllokimit biliar pasi vaji esencial i shafranit ka një efekt kolerik dhe kolagog. Gjithashtu, ka patur rekomandime në lidhje me përdorimin e ekstrakteve të shafranit te pacientët me sëmundje të mëlçisë. Si shumica e ekstrakteve bimore, ato nuk rekomandohen në shtatzëni dhe gjatë ushqyerjes me gji, për shkak të mungesës së studimeve klinike që demonstrojnë sigurinë e tyre.
Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi
Burime:
J Complement Integr Med. 2013 Jul 1;10. Doi: 10.1515/jcim-2012-0011
J Altern Complement Med. 2017 Aug;23(8):632-638. Doi: 10.1089/acm.2016.0007