kor192022
Ulliri dhe hibiskusi, një sinergji bimësh të dobishme për zorrët dhe trurin
Prej disa vitesh, sinergjia mes luleve të hibiskut (Hibiscus sabdariffa L.) dhe gjetheve të ullirit (Olea europa L.) ka qenë nën vëzhgim, sepse duket se është e vlefshme për të mbrojtur trurin nga stresi oksidativ, për të aktivizuar apoptozën në një linjë qelizore të neuroblastomës njerëzore, për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe ato intestinale, si dhe për trajtimin e hipertensionit. Në këtë drejtim, në treg ka suplemente të shumta që përmbajnë ekstraktin e këtyre dy bimëve të indikuara për ruajtjen e presionit të gjakut së bashku me ekstrakte të tjera, kryesisht, murrizin.
Fitokomplekset në trajtimin e patologjive specifike
Një grup kërkimor italian ka publikuar së fundmi një studim interesant mbi aktivitetin befasues të këtyre dy bimëve. Aftësia e këtyre studiuesve qëndron në përshtatjen e një strategjie brilante për të demonstruar dhe justifikuar përdorimin e fitokomplekseve për trajtimin e patologjive specifike, në dëm të përbërësve aktivë më vete, për një arsye të thjeshtë: një fitokompleks, që përmban mijëra substanca, mund të veprojë mbi objektiva të shumtë dhe të mos jetë selektiv vetëm ndaj njërit prej tyre; duke zgjeruar karakterizimin e veprimtarisë së tyre ata kanë arritur të demonstrojnë se ndërveprimi me rrjetet biologjike që janë jashtë kontekstit të patologjisë në studim mund të jetë me interes të madh. Krahas pjesës tjetër, ato ofrojnë edhe informacione të dobishme për gjetjen e objektivave të rinj dhe rrjedhimisht, barnave të reja. Për më tepër, ekziston një metodë e konsoliduar e përgatitjes së përzierjeve bimore të përbërë nga bimë të ndryshme që ka një qëllim të dyfishtë: të zgjerojë spektrin e veprimit dhe të reduktojë çdo efekt anësor, në harmoni me përdorimin e bimëve mjekësore në disa barna tradicionale.
Efekti sinergjik në suplementet ushqimore
Rezultatet e studimit të sipërpërmendur treguan për herë të parë se këto dy bimë mund të kontrollojnë kontraktueshmërinë e ileumit dhe të zorrës së trashë pa bllokuar progresin e bolusit të ushqimit, ato janë në gjendje të frenojnë në mënyrë selektive iNOS-in dhe gjithashtu zotërojnë një aktivitet të fortë pro-apoptotik kundër qelizave Caco-2 (linja qelizore e adenokarcinomës kolorektale të njeriut). Aktiviteti i dy bimëve iu dedikohet të gjithë përbërësve të tij që formojnë fitokomplekset, jo vetëm nga përbërësit aktivë si oleuropeina. Përbërësit e ekstraktit të hibiskusit, në fakt, mund të luajnë një rol në efektet pro apoptotike të përzierjes. Prandaj do të ishte interesante të përcaktohej se si dhe cilët përbërës të hibiskusit nxisin efektet sinergjike me ato të ekstraktit të gjetheve të ullirit.
Në disa sëmundje, si ato që lidhen me çrregullimet intestinale, qasja e duhur ushqimore mund të shoqërohet me marrjen e suplementeve ushqimore me bazë hibiskusi dhe ulliri që mund të ndihmojnë jo vetëm në përmirësimin e simptomave që lidhen me sëmundjet intestinale me origjinë inflamatore, por edhe parandalimin e disa gjendjeve që lidhen me kancerin.
Fabio Milardo
Burimi:
Nutrients. 2022;14(3):463. Published 2022 Jan 21. doi:10.3390/nu14030463