Fitoterapi

sht262023

Mungesa e imunitetit. Akoniti si mbështetës i mikrobiotës intestinale

Vitet e fundit imunosupresioni është kthyer në një problem klinik serioz duke qenë se rrit incidencën dhe ashpërsinë e shumë sëmundjeve infektive, ndër të cilat: infeksioni, malinjiteti (p.sh., limfoma) dhe HIV-i që ndikon në sistemin imunitar duke prodhuar imunodefiçencë dytësore dhe sindroma të ndryshme të mungesës së imunitetit parësor si imunodeficienca e rëndë e kombinuar (SCID) me defekte në qelizat T, qelizat B dhe qelizat NK. Akoniti (Aconitum carmichaelii) është një bimë e cila mund të rregullojë funksionet imune përmes mikrobiotës intestinale.

Rrënja e tharë e Akonitit në mjekësinë kineze

Rrënja e tharë e Akonitit është përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale kineze. Polisakaridet konsiderohen si përbërësit më bioaktive me funksion imunomodulues, megjithatë mekanizmat nuk janë zbuluar ende. Është një medikament popullor që përdoret gjerësisht për trajtimin e reumatizmës, sëmundjeve kardiovaskulare, dhimbjeve të kyçeve, sinkopës dhe astmës bronkiale. Tradicionalisht ekstraktet e rrënjës së tharë të Akonitit përgatiten përmes zierjeve për konsum shtëpiak. Hei-Shun-Pian, produkti më i zakonshëm i rrënjës së tharë të Akonitit, kombinohet me medikamente të tjera tradicionale kineze, duke përfshirë rrënjën e xhinsengut, jamballin dhe rizomën e xhenxhefilit. Studimet e mëparshme kanë treguar se Hei-Shun-Pian mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe përdoret për të trajtuar insuficiencën kardiake, nevralgjinë, reumatizmën, përdhesin, sëmundjet e mëlçisë dhe disa çrregullime endokrine.

Efekti imunostimulues

Një studim i publikuar së fundi ka raportuar efektet e rrënjës së tharë të Akonitit dhe mekanizmi i veprimit të saj te minjtë e imunosupresuar. Për herë të parë u zbulua se bima mund të rrisë përqendrimin e acidit acetik, acidit propionik, acidit izobutirik dhe acidit n-butirik. Përveç asaj që është raportuar, duket se rrënja e Aconitum carmichaelii është në gjendje të zvogëlojë praninë e Helicobacter, Anaerotruncus (që i përkasin familjes Clostridiaceae), Faecalibacterium, Lachnospira, Erysipelotrichaceae UCG-003, Mucispirillum dhe Mycoplasma rrisin sasinë relative të Rhodospirillales, Ruminococcaceae UCG-013, Mollicutes RF39, Ruminococcus 1, Christensenellaceae R-7 dhe Muribaculaceae në intestin. Për më tepër, polisaharidet e rrënjës së tharë të Akonitit kanë treguar përmirësojnë funksionin e shpretkës dhe timusit dhe numrin e qelizave të bardha të gjakut dhe limfociteve; këto mund të ndryshojnë shprehjen e reduktuar të mRNA të NF-kB, IL-6 dhe iNOS, diferencimin e qelizave T rregullatore si dhe shprehjen e proteinave të okludinës dhe ZO-1 të induktuar nga ciklofosfamidi. Gjatë trajtimit me polisakaride te minjtë rezultoi se mikrobiota intestinale dhe shprehja e citokinave imunorregulluese ishin të lidhura ngushtë.

Rezultatet e studimit janë mbresëlënëse: studiuesit demonstruan se këto polisaharide mund të rregullojnë si citokinat inflamatore ashtu edhe përbërjen e mikrobiotës intestinale te minjtë e imunosupresuar duke përmirësuar imunitetin, duke hedhur gjithashtu dritë mbi mekanizmin e veprimit të polisaharideve.

 

Fabio Milardo
Erborist


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC