mar222024
Ekstraktet e agrumeve. Ndikimi në performancën sportive
Sinefrina dhe oktopamina, molekula të ngjashme me efedrinën nga ana strukturore, zakonisht gjenden në ekstraktet e Citrus aurantium spp. Këto molekula veprojnë agoniste në receptorët β-adrenergjikë, sidomos në indin dhjamor, nga i cili është hedhur hipoteza për veprimin të mundshëm në metabolizmin e yndyrës dhe për përdorimin e tyre, qoftë për humbje peshe, qoftë edhe për rendiment energjie. Ndërsa oktopamina është një substancë e konsideruar si doping nga Agjencia Botërore e Antidopingut, sinefrina është listuar ndër substancat që po monitorohen, për të verifikuar evidencat që mund të përcaktojnë rolin e saj në veprimin e brendshëm që modelon performancën atletike.
Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS) ka publikuar dy studime, "Barnat dhe Dopingu" dhe "Barnat inteligjente", mbi toksicitetin e mundshëm të sinefrinës për shkak të ngjashmërisë së saj me efedrinën, për të cilën është demonstruar se vepron në mënyrë të ngjashme me anfetaminën. Për sa i përket përdorimit të ekstrakteve të Citrus aurantium në sport, në literaturën e deritanishme nuk është demonstruar ende ndonjë veprim domethënës në performancë. Ndërkohë, është nxjerrë në pah rreziku i sportistëve që i kanë përdorur ato ekstrakte për efekte anësore, sidomos ato kardiovaskulare.
Në lidhje me këtë, një studim ka evidentuar deri në 31 raporte të efekteve të padëshiruara nga sinefrina, nga gushti 2021 deri në 2023, sidomos te atletët. Për sa i përket ashpërsisë së saj, janë regjistruar infarkte të miokardit, goditje në tru, takiaritmi ventrikulare malinje, madje edhe një rast i diseksionit të aortës.