Fitoterapi

maj102024

Shëndeti mendor. Mikrodozimi me substanca psikoaktive, efektet dhe implikimet klinike

Vitet e fundit, mikrodozimi ka marrë akoma më shumë vëmendje në tablonë e kërkimeve psikologjike dhe psikiatrike. Kjo praktikë, e cila nënkupton marrjen e rregullt të sasive të vogla të substancave psikedelike, të tilla si LSD dhe psilocibina, ka tërhequr vëmendjen, jo vetëm të akademikëve, por edhe të publikut të gjerë.

Një nga fushat kryesore që përbën interes lidhet me ndikimin në shëndetin mendor. Shumë studime kanë evidentuar përmirësimet e humorit, të niveleve të energjisë dhe të aftësive njohëse të atyre që praktikojnë mikrodozimin. Gjithsesi, theksohet se shumë prej këtyre evidencave bazohen në dëshmi andekdotike dhe studime vëzhguese. Mbetet shumë e rëndësishme që të kryhen studime të mëtejshme të kontrolluara, me qëllim konfirmimin e këtyre efekteve, si edhe për ta kuptuar më mirë mekanizmin e tyre të veprimit.

Në një studim të kryer nga Johnstad, janë shfaqur rezultate pozitive, ndër të cilat, përmirësime të humorit dhe të përqendrimit të pjesëmarrësve. Po në të njëjtën mënyrë, Prochazkova dhe kolegët e tij kanë konstatuar një rritje të krijimtarisë dhe të fleksibilitetit konjitiv te praktikuesit. Megjithatë, shumë prej këtyre studimeve mund të ndikohen nga biase përzgjedhjeje dhe nga mungesa e grupeve të përshtatshme të kontrollit.

Në analizën e kryer nga Polito dhe kolegët e tij, janë evidentuar përfitimet e mikrodozimit, të tilla si reduktimi i stresit dhe aftësi më të mëdha përqendrimi. Gjithsesi, autorët kanë theksuar nevojën për studime të tjera klinike, me qëllim konfirmimin e këtyre rezultateve. Përveç efekteve në shëndetin mendor, mikrodozimi lidhej edhe me përmirësime në performancën konjitive.

Pavarësisht interesit të vazhdueshëm për këto teknika, shumë pyetje kanë mbetur ende pa përgjigje. Gjithashtu, duhet të analizohen aplikimet e mundshme terapeutike për trajtimin e çrregullimeve psikiatrike, të tilla si depresioni dhe ankthi.

Një fushë tjetër që përbën interes është ndikimi i mikrodozimit në lidhjen cerebrale dhe në rrjetet nervore të përfshira në funksionet konjitive dhe emotive. Studimet e kryera duke përdorur rezonancën magnetike funksionale, kanë evidentuar ndryshime në lidhjen cerebrale te pacientët, duke sugjeruar një mekanizëm të mundshëm veprimi për efektet e tij në shëndetin mendor dhe në performancën konjitive.

Si përfundim, mikrodozimi me substanca psikoaktive është një fushë kërkimi premtuese në ofrimin e perspektivave të reja, përsa u përket trajtimit të çrregullimeve psikiatrike dhe optimizimit të performancave konjitive.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC