Mirëqenie

kor52014

Stresi vazhdon të përkeqësoj kujtesën

Ju ndodh të gjithëve të harroni gjëra kur jeni nën stres, p.sh kur jeni vonë për një takim dhe nuk mbani mend se ku janë çelësat e makinës, ose kur harroni çështjet kryesore të një fjalimi disa sekonda përpara një prezantimi. Kjo ndodh për shkak të stresit që bën fragmentare kapacitetin e kujtesës. Një studim i 2010 kishte treguar se stresi kronik redukton kujtesën hapsinore, ajo që shërben për të mbajtur mend vëndet dhe objektet (p.sh ku janë çelësat e makinës), tani një konfirmim i ri vjen nga kërkuesit në Universitetin e Iowa të cilët kanë gjetur një lidhje mes ekspozimit të përsëritur në nivele të larta të kortizolit, hormoni i stresit, dhe humbjes së kujtesës afat shkurtër. Eksperimentet u kryen mbi minjtë, duke krijuar kushte të mbistresit laboratorik të krahasueshme me ato të njerëzve dhe mund të shpjegojë pse me kalimin e viteve disa nga të moshuarit shkojnë drejt defiçiteve konjuktive. Rezultatet e kërkimit të publikuara në Neuroscience tregojnë se ekspozimi i zgjatur ndaj niveleve të larta të kortizolit ka reduktuar numrin e sinapseve në korteksin pre-frontal. Dhe këtu vihet re dallimi që bën truri ynë midis një stresi të zgjatur nga puna dhe atij të gjeneruar nga një rrezik i afërt, p.sh si ai i një aksidenti me makinë. Është treguar se nivelet e ulta të ankthit mund të pengojnë aftësinë e thirrjes së kujtimeve, ndërkohë që situata të kundërta të karakterizuara nga ankthi akut ose nivele të larta të stresit janë në gjëndje të përforcojnë proçesin e të kuptuarit. Në praktikë studimet tregojnë se stresi akut përmirëson aftësitë cerebrale për të regjistruar dhe kujtuar ngjarje traumatike, sepse këto kujtime janë të ruajtura në një zonë cerebrale në funksion të mbijetesës dhe janë përdorur si sisteme alarmi dhe për të nxitur mekanizmat mbrojtëse kundër traumave të të ardhmes. Megjithatë, kur i nënshtrohemi një stresi të vazhdueshëm efektet mund të jenë shkatërruese, siç zbuluan shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, sepse stresi kronik shkakton ndryshime afatgjata në tru: nxit zhvillimin e lëndës së bardhë e cila ndihmon në transmetimin e mesazheve në tru por zvogëlon numrin e neuroneve që punojnë për përpunimin e informacionit. Mungesa e ekuilibrit të rezultuar mund të degradojë aftësinë e trurit për të transferuar informacion në brëndësi dhe ta bëjë individin më të prekshëm për zhvillimin e një sëmundje mendore.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC