Mirëqenie

nën72014

Stërvitje dhe qumësht për të forcuar muskujt në moshën e tretë

Marrja e proteinave të tretshme në qumësht për një periudhë prej katër muajsh, në kombinim me ushtrimet fizike, përmirëson forcën e muskujve dhe ndjeshmërinë e të moshuarve ndaj stimujve. Këto janë rezultatet e një studimi i cili ka ekzaminuar efektet e një programi të përbërë nga ushtrimet fizike (me ose pa suplemente ushqimore me përmbajtje qumështi) mbi forcën dhe masën muskulare, lodhjen e gjymtyrëve të poshtëm si dhe mbi shenjuesit metabolikë të një grupi 60-vjeçarësh që bëjnë jetë sedentare por janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Përfundimet treguan se marrja e proteinave të tretshme, si p.sh. proteinat e  hirrës së qumështit, e pasur me leucinë, ka përmirësuar masën dhe forcën muskulare pas një stërvitjeje të zgjatur. Një pikë në favor të qumështit, pas publikimit të një studimi të kohëve të fundit i cili kishte ngritur dyshime mbi efektet e tij në kocka.
Një studim suedez mbi konsumin e qumështit dhe benefiteve të tij ka treguar, në fakt, një lidhje të fortë mes rasteve të konsumit të qumështit dhe frakturave të kockave, veccanërisht te gratë, pa përjashtuar burrat. Konsumi i produkteve të fermentuara të qumështit, si kos, djathra, panna etj., tregonte për një numër më të ulët frakturash.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC