Mirëqenie

shk212015

Paratë janë burimi i parë i stresit

tags: STRESI
Niveli i përgjithshëm i stresit është në rritje në Shtetet e Bashkuara dhe është i pranishëm kur bëhet fjalë për para. Ekspertët e Shoqatës amerikane të Psikologjisë (American psychological association - APA) kanë publikuar prej pak kohësh rezultatet e një sondazhi të zhvilluar në mbi 3.000 të rritur përtej oqeanit. Ndonëse nga sondazhi u vu re një tendencë e përgjithshme e reduktimit të stresit, ajo që bie në sy është "klasifikimi i shkaktarëve të tij". Vendin e parë në klasifikim e zënë paratë (burim i parë stresi për 64% të të rriturve të intervistuar) i ndjekur nga puna (60%), përgjegjësitë familjare (47%) dhe shëndeti (46%). 
"Paratë janë shumë të rëndësishme për të arritur një stabilitet të mirë në jetën e përditshme dhe është normale që personat në vështirësi ekonomike të ndjejnë një nivel stresi më të lartë", pohon Norman Anderson, zv/president i APA-s, duke kujtuar se shumë amerikanë përjetojnë një nivel stresi më të lartë se ai që psikologët e konsiderojnë "të shëndetshëm".
Gjithmonë nga sondazhi del në pah se më të prekurit nga stresi që lidhet me paratë janë personat me më pak se 50 vjeç, prindërit (3 në 4) dhe gratë (68% në krahasim me 61% të burrave).
"Stresi financiar godet në mënyrë jo të drejtpërdrejtë" shpjegojnë ekspertët, "një i rritur në 5 ka deklaruar se ka shmangur vizitën mjekësore për shkak të shqetësimeve ekonomike dhe rreth një e treta e të rriturve me një partner ka pohuar se paratë janë motivi i parë i konfliktit në çift".
Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të përballuar një situatë stresuese është që të kenë një person të besuar me të cilin të flasin për shqetësimet e veta, edhe pse siç nënvizon Katherine Nordal, drejtoreshë ekzekutive e APA-s për praktikën profesionale, për 1 amerikan në 5 të folurit për paratë mbetet një tabu. Kjo nuk është megjithatë e vetmja rrugë e përshkueshme: siç duket nga sondazhi amerikan stresi mund të luftohet edhe duke dëgjuar muzikë, duke bërë ushtrime ose duke parë TV./Dica33 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC