Mirëqenie

kor302015

Virusi HIV vonohet te vajza sieropozitive. Ekspertët: Mos dilni në përfundime të nxituara

tags: Viruse

Një vajzë e lindur sieropozitive në vitin 1996, e cila kishte ndërprerë trajtimet antiretrovirale më shumë se 12 vjet më parë, ka shfaqur një regres të virusit HIV. Lajmi u bë i ditur disa ditë më parë nga mjekët parisienë të institutit "Pasteur", gjatë konferencës së organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e SIDA-s në Vankuver.
"12 vite... kjo është e diçka e jashtëzakonshme. Edhe në studion Visconti që mbledh të rritur të cilët trajtohen menjëherë pasi kanë kontraktuar infeksionin e që vazhdojnë ta kontrollojnë, vetëm një pacient ka pasur një regres të virusit me një kohëzgjatje më të madhe se 13 vjet", shprehet Jean-François Delfraissy, drejtor i Agjencisë Kombëtare Franceze për kërkimet mbi SIDA-n dhe hepatitet virale (ANRS). Por në rastin e prezantuar në Vankuver bëhet fjalë për një ndërprerje të trajtimit dhe në raste të tilla nuk ishte vëzhguar kurrë një kthim në gjendjen e pazhvilluar të virusit për një periudhë kaq të gjatë te pacientët në moshë pediatrike.
Veçantia e lajmit pranohet edhe nga Giampiero Carosi, profesor i Infektivologjisë në Universitetin e Breshas: "Hipoteza më e mundshme është se te vajza e trajtuar që nga lindja për 6 vjet rresht pa ndërprerje, ngarkesa virale tashmë shumë e ulët, mund të zerohet e gjitha".
Nga ana tjetër ekspertët frenojnë entuziazmin: "Vajza nuk është shëruar, por organizmi i saj është në gjendje të kontrollojë kundërshtimin e virusit, që megjithatë mbetet i pranishëm". Ata theksojnë se nuk duhet të nxirren përfundime të nxituara, megjithatë është konfortues fakti që tashmë transmetimi i virusit nga nëna te foshnjat ndodh gjithnjë e më rrallë: "Vajza ishte trajtuar që në vitin 1996, kur sapo kishin dalë barnat e para efikase të cilat u përmirësuan shumë në vitet në vijim. Sot gratë sieropozitive kryejnë terapinë e trefishtë të vazhduar dhe fëmijët trajtohen derisa përjashtohet mundësia e infektimit. 18 vjet më parë kjo nuk bëhej"./DICA33  

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC