Mirëqenie

gus42015

HDL largon kolesterolin dhe i paraprin riskut kardiovaskular

HDL, kolesteroli i mirë që ndihmon në heqjen e yndyrës nga muret e arterieve e ruan zemrën nga ishemia, megjithatë studime të kohëve të fundit sugjerojnë se vetëm rritja e niveleve hematike nuk e redukton riskun kardiovaskular. Studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë kanë treguar se funksioni i HDL-së mund të jetë një shprehje jo vetëm e riskut të koronares por edhe e efikasitetit të barnave për të mbrojtur zemrën. "Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë gati 17 milionë viktima në vit", thotë Daniel Reader, bashkautor i një artikulli të publikuar në revistën "The Lancet Diabetes & Endocrinology". Ne personat ku funksioni i HDL-së është më efikas, përgjatë viteve verifikohen më pak infarkte ose shqetësime kardiake, në krahasim me ata që kanë një HDL me funksion të ulët. Për të arritur në këtë përfundim kërkuesit përdorën të dhënat e një studimi afatgjatë të zhvilluar në Norfolk të Anglisë, ku morën pjesë mbi 25.000 persona që iu nënshtruan vizitave dhe testeve të gjakut mes viteve 1993 - 2009. Prej këtyre, 1.745 zhvilluan sëmundje të koronareve gjatë vëzhgimit që përfundoi në vitin 2009. Duke analizuar kampionët e gjakut të ngrirë, autorët zbuluan se aftësia e HDL-ve për të pranuar kolesterolin nga makrofaget (veprim që reflekton aktivitetin antiaterogjenik), ishte shumë më i mirë në kontrollet e pacientëve të shëndetshëm se në ata kardiopatikë. "Kompanitë farmaceutike janë ende duke zhvilluar barna për të rritur nivelet e HDL-ve duke nxitur më tej funksionin e tyre dhe pikërisht në këto përbërës duhet vënë theksi për të mbrojtur më mirë zemrën dhe enët e gjakut", komenton në një editorial Kerry-Anne Rye nga qendra e kërkimeve vaskulare të "University of New South Wales" në Sidnei (Australi).

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC