qer12023
Dietat me bazë bimore, një avantazh për shëndetin dhe mjedisin
Dietat vegjetariane dhe ato vegane ulin nivelet e kolesterolit dhe yndyrës në gjak, sipas një analize të literaturës mbi këtë temë të botuar në "European Heart Journal".
"Ne zbuluam se dietat vegjetariane dhe ato vegane reduktojnë me 14% të gjitha lipoproteinat që bllokojnë arteriet. Kjo korrespondon me një të tretën e efektit të marrjes së barnave për uljen e kolesterolit si statinat", shpjegon autorja kryesore e studimit Ruth Frikke-Schmidt nga Rigshospitalet në Kopenhagë, Danimarkë.
Studiuesit analizuan 30 prova të përzgjedhura në mënyrë rastësore me total prej 2,372 pjesëmarrësish të cilët përcaktuan përqindjen e efektit të dietave vegjetariane ose vegane kundrejt dietave gjithëngrënëse në nivelet e të gjitha llojeve të kolesterolit, kolesterolit total, atij LDL, triglicerideve dhe apoliproteinës B (apoB).
Kohëzgjatja ndjekjes së dietave varionte nga dhjetë ditë deri në pesë vjet, me një mesatare prej 29 javësh. Krahasuar me njerëzit ndoqën dietën gjithëngrënëse, ata që ndoqën një dietë me bazë bimore pësuan një ulje mesatare të niveleve totale të kolesterolit prej 7% krahasuar me nivelet e tij të matura në fillim të studimit, një reduktim prej 10% të nivelit të kolesterolit LDL dhe një ulje me 14% të niveleve të apoB. Ndër të tjera, ekspertët kujtojnë se studimet e fundit kanë treguar se nëse popullatat e vendeve me të ardhura të larta do të ndiqnin dietat me bazë bimore, do të ishte e mundur të reduktoheshin emetimet neto të gazeve serrë rreth 35-49%.
"Dietat me bazë bimore janë mjete kyçe për zhvendosjen e prodhimit të ushqimit drejt formave më të qëndrueshme për mjedisin duke reduktuar barrën e sëmundjeve kardiovaskulare", përfundojnë studiuesit.
Në një editorial të lidhur, Kevin Maki dhe Carol Kirkpatrick nga Midwest Biomedical Research (SHBA) deklarojnë se nuk është e nevojshme të eliminohen tërësisht nga dieta ushqime të tilla si mishi, shpendët dhe peshqit, në mënyrë që të ndiqet një model i rekomanduar i të ushqyerit, reduktimi i konsumit të ushqimeve të tilla është një opsion i arsyeshëm për ata që preferojnë ta bëjnë këtë.
European Heart Journal 2023. Doi:10.1093/eurheartj/ehad211
https://doi.org/10.1093/eurheartj/ehad211
European Heart Journal 2023. Doi:10.1093/eurheartj/ehad239
https://doi.org/10.1093/eurheartj/ehad239