Mirëqenie

sht142015

Personat me varësi ndaj internetit kanë mbrojtje më të dobët imunitare

tags: STUDIM, GRIP

Studiuesit e universiteteve të Milanos dhe Swanseas që në të kaluarën kanë hetuar mbi "krizën e tërheqjes nga interneti", kanë zbuluar se përdorimi i tepruar i tij mund të ketë një impakt negativ në funksionin imunitar. Studimi i publikuar në revistën "PLOS ONE" ka vëzhguar rreth 500 persona në moshë madhore dhe ka evidentuar se ata që kishin probleme me përdorimin e tepruar të internetit shfaqnin edhe simptoma më të shpeshta ftohjeje e gripi në krahasim me ata që nuk kishin varësi, shifër që nuk ndryshonte mes meshkujve dhe femrave. Personat me nivele më të larta të varësisë nga interneti kishin rreth 30%  më shumë simptoma në krahasim me ata që e përdornin në mënyrë më pak problematike.
Personat që kalojnë më shumë kohë në internet bëjnë më pak orë gjumë, kanë zakone ushqyerje më të këqija, angazhohen më pak në ushtrimet fizike dhe kanë tendencën të jenë duhanpirës. Këto sjellje pavarësisht moshës mund të dëmtojnë sistemin imunitar dhe të shtojnë dobësinë ndaj sëmundjeve.
Studimi sugjeron se ata që janë të varur nga interneti mund të vuajnë nga stresi kur nuk janë të lidhur me rrjetin, për pasojë ky cikël i stresit dhe lehtësimit të lidhur me varësinë nga interneti mund të çojë në një rritje të niveleve të kortikosteroideve, hormone që reduktojnë funksionin imunitar.
Studimi ka vënë në pah po ashtu se njerëzit e përdornin internetin mesatarisht 6 orë në ditë, por një pjesë e tyre e përdorte për më shumë se 10 orë në ditë.
Janë evidentuar diferenca në mënyrën sipas të cilës burra e gra e përdornin internetin: gratë e përdornin më shumë për rrjetet sociale dhe shopping, burrat më shumë për lojëra dhe pornografi.
Roberto Truzoli nga Universiteti i Milanos komenton: "Rezultatet se si përdoret Interneti, përtej zbulimit të stereotipit në përgjithësi, nuk mund të lidhen drejtpërdrejt me impaktin mbi funksionin imunitar, fakti qëndron në atë që nëse e përdorni përtej normës keni më shumë gjasa të sëmureni". 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC