Mirëqenie

jan222016

Loperamidi i sigurt në trajtimin e diarresë së udhëtarit

Trajtimi ekskluziv me loperamid përfaqëson një alternativë efikase kundrejt anti-mikrobikëve në trajtimin e diarresë së udhëtarit dhe nuk e shton riskun për kolonizim nga ana e enterobaktereve prodhuese të b-lactamase me spektër të jashtëm (Ebsl). Është ky rezultati i një studimi të publikuar së fundi në revistën "Emerging Infectious Diseases" nga një grup studiuesish finlandezë. Drejtuesja e tyre, Anu Kantele nga Universiteti i Helsinkit thotë se: "Loperamidi përdoret në trajtimin e diarresë së udhëtarit, por mbetet dyshimi se efekti anti-lëvizshmëri i barit i cili është afatgjatë në traktin gastro-intestinal, mund të shtojë riskun e kolonizimit nga ana e enterobaktereve prodhuese të b-laktamazës me spektër të zgjeruar", thotë studiuesja, e cila për të zgjidhur një dyshim të tillë ka vendosur të rishikojë të dhënat e marra së fundi nga grupi i saj mbi argumentin.

"Në studim kemi ballafaquar loperamidin me barnat anti-bakteriale dhe kombinimin e dy trajtimeve për sa i takon riskut të kolonizimit të enterobaktereve Ebsl", shpjegon Kantele, duke nënvizuar se analiza ka nisur nga të dhënat e 450 udhëtarëve finlandeze që kanë ofruar kampione feçesh para dhe pas udhëtimit dhe u fokalizua më pas mbi 288 subjekte që kanë vuajtur nga diarrea e udhëtarit gjatë udhëtimit. Pjesëmarrësit u ndanë në 4 grupe në bazë të trajtimit që morën dhe konkretisht: ata me asnjë bar, vetëm me loperamid, vetëm anti-mikrobikë, loperamid + antimikrobikë.
"Rezultatet e analizës tregojnë se trajtimi i diarresë së udhëtarit me anti-mikrobikë dhe vendi i destinacionit, janë faktorë risku të pavarur nga kolonizimi i baktereve Ebsl", pohon autorja para se të hyjë në detajet e rezultateve të lidhura me trajtimet. Sipas asaj që del nga kërkimi rreth ¼ e udhëtarëve ka marrë infeksionin e enterobaktereve Esbl dhe nga këta 21% nuk kishte marrë barna, 20% kishte përdorur vetëm loperamid, 40% vetëm antimikrobikë dhe 71% të dyja trajtimet.
Përdorimi i loperamidit është një opsion i sigurt për trajtimin e diarresë së udhëtarit sepse nuk e shton riskun e kolonizimit nga ana e enterobaktereve Ebsl, që rezulton veçanërisht i lartë nëse përdoret loperamidi në kombinim me anti-mikrobikë", përfundon Kantele.


Emerging Infectious Diseases 2016. doi: 10.3201/eid2201.151272
http://wwwnc.cdc.gov/eid/article/22/1/15-1272_article#suggestedcitation


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC