Mirëqenie

shk52016

Ekspozimi i zgjatur ndaj estrogjeneve ul riskun për depresion post-menopauzë

tags: STUDIM

Sa më vonë të vijë menopauza aq më i ulët është risku për një depresion të mundshëm. Ky është në sintezë përfundimi i një metanalize të koordinuar nga Eleni Petridou, studiuese në Departamentin e higjienës, epidemiologjisë dhe statistikave në Universitetin Kombëtar të Greqisë. "Risku i depresionit është dyfish më i lartë te gratë në krahasim me burrat, veçanërisht në periudhën fertile", pohon studiuesja e cila kujton se pavarësisht efektit të njohur neuroprotektiv të estrogjeneve, lidhja mes niveleve endogjene të hormonit dhe riskut për depresion post-menopauzal nuk është hulumtuar plotësisht.
Petridou bashkë me kolegët ka studiuar lidhjen mes moshës së menopauzës, kohëzgjatjes së periudhës riprodhuese dhe riskut për depresion, duke kaluar në rishikimin e arkivave kryesorë bio-mjekësorë, duke seleksionuar 14 artikuj shkencorë, për një total prej 67.714 pjesëmarrësish. 
Dhe të dhënat e mbledhura indikojnë praninë e një lidhjeje të ndërsjelltë mes depresionit në periudhën post-menopauzale, moshës së menopauzës dhe kohëzgjatjes të periudhës riprodhuese. "Me fjalë të tjera, në krahasim me menopauzën e hershme, ajo që shfaqet në moshën 40 vjeç e lart asociohet me 50% të reduktimit të mundësive për depresion", pohojnë autorët. Ata shtojnë se sipas vlerësimeve prania e simptomave të rënda depresive te gratë e ekzaminuara reduktohet me 5% çdo dy vjet të rritjes në moshë, moment në të cilin shfaqet menopauza.
Dhe në një editorial, Hadine Joffe nga Departamenti i Psikiatrisë në "Brigham and Ëomen Hospital" në Boston, komenton: "Kjo metanalizë përfaqëson një përpjekje të lëvdueshme për të shtrirë njohuritë mbi rolin e ekspozimit ndaj hormoneve riprodhuese në shfaqjen e depresionit post-menopauzal. Por duke parë limitimet e studimeve, provat përfundimtare në mbështetje të efektit neurombrojtës nga ekspozimi i zgjatur ndaj estradiolit, ndaj progestinikëve ciklike dhe ndaj neurosteroideve derivuese, duhet të vijnë nga studime të ardhshme të kontrolluara, rezultatet e të cilave shpresohet që të mbështesin përdorimin e terapisë hormonale kundër depresionit në post-menopauzë". 


Jama Psychiatry. 2016. doi:10.1001/jamapsychiatry.2015.2653https://archpsyc.jamanetëork.com/article.aspx?articleid=2480951

Jama Psychiatry. 2016. doi:10.1001/jamapsychiatry.2015.2701https://archpsyc.jamanetëork.com/article.aspx?articleid=2480948


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC