Mirëqenie

maj182016

Fluconazole, kujdes me përdorimin oral në shtatzëni

Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA po vlerëson rezultatet e një studimi danez, i cili tregon një rritje të mundshme të riskut për abort spontan nga përdorimi i fluconazole në rrugë orale (Diflucan) në trajtimin e kandidozës vaginale. Ja në sintezë çfarë raporton një përshkrim mbi sigurinë në adresën online të entit qeveritar amerikan. Zakonisht në mukozën vaginale me Candida albicans - një infeksion që prek një grua shtatzënë në 10, - gjinekologu përshkruan fluconazole topik, por në rast ripërsëritjeje kalohet shpesh në rrugë orale edhe sepse të dhënat në dispozicion nuk kishin sugjeruar deri tani asnjë rritje të riskut  për çrregullime në shtatzëni apo anomali në zhvillimin fetal të grave shtatzëna të ekspozuara ndaj një doze të vetme prej 150 mmg fluconazole orale.

Nga studimi danez, ku kërkuesit e "Statens Serum Institut" në Kopenhagen kanë vlerësuar kombinimin mes fluconazole oral dhe riskut për abort spontan në 1.4 milionë shtatzëni mes vitit 1997 dhe 2013, dalin të dhëna shumë të ndryshme.
Në studim, 147 nga 3.315 gratë e ekspozuara ndaj një apo dy dozave prej 150 mg fluconazole oral, kanë pësuar një abort spontan.

Ndërsa nuk është nxjerrë asnjë përkim domethënës mes ekspozimit ndaj anti-mykotikut të marrë në rrugë orale dhe shtimit të vdekshmërisë perinatale. Deri në plotësimin e rishikimit të saj, FDA këshillon kujdes në përshkrimin e fluconazole oral te grave shtatzëna, duke preferuar përdorimin e antifungalëve apo kremra për trajtimin e mykozave vulvovaginale në shtatzëni për periudha të gjata nëse infeksioni vazhdon ose përsëritet. "Pacientet dhe profesionistët e shëndetësisë janë të ftuar që të sinjalizojnë efekte anësore të lidhura me përdorimin e antimykotikëve", përfundon komunikata. 


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC