kor152016
Kremrat më të pëlqyera nga konsumatorët, nuk i përmbushin kriteret e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë
Pavarësisht vlerësimeve pozitive të konsumatorëve, shumë kremra me filtër diellor nuk përmbushin kriteret e manualeve të Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (Aad), sipas një studimi të publikuar në "Jama Dermatology".
"Mbrojtja nga dielli është një sjellje që mund të reduktojë riskun për tumoret e lëkurës, edhe pse përdorimi i kremrave diellore me filtër mbrojtës është ende pak e përhapur mes të rriturve dhe adoleshentëve", shpjegon Shuai Xu, nga "Northëestern University Feinberg School of Medicine", Çikago. Ai shton se preferencat e konsumatorëve mund të drejtojnë përdorimin e kremrave diellore, duke i ndihmuar operatorët shëndetësorë jo vetëm që të njohin orientimin e pacientëve në risk për përdorimin e këtyre produkteve, por edhe të shtojnë shpërndarjen.
Por cili është ndryshimi mes mendimit të atij që përdor kremrat me filtër diellor dhe efikasiteti real i tyre? Për t'iu përgjigjur pyetjes Xu dhe kolegët kanë kërkuar "filtra diellorë" në Amazon.com, duke analizuar karakteristikat e 65 kryesorëve mes atyre me numrin më të madh të yjeve të pëlqimit nga ana e përdoruesve. 92% e produkteve ishte etiketuar si mbulim me një spektër të gjerë, ndërsa 62% si rezistent ndaj ujit dhe djersës
Por rezultati më i spikatur është se mes produkteve diellore më të votuar në Amazon.com, 40% nuk përmbushte kriteret e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë në lidhje me koeficientin e mbrojtjes diellore dhe me rezistencën ndaj ujit dhe djersës.
"Opinioni i konsumatorëve bazohet kryesisht në kriteret estetike, mes të cilave ngjyra dhe parfumi dhe vetëm pjesërisht në efikasitetin e vërtetë të produktit", shpjegojnë kërkuesit, duke saktësuar se një ndër limitet e studimit është përgjithësimi i vogël i rezultateve për shkak të mungesës së informacioneve demografike te konsumatorëve në Amazon. "Dermatologët duhet të informojnë pacientët që në zgjedhjen e produkteve për mbrojtjen diellore nuk mjafton vetëm vlerësimi se sa i këndshëm është produkti, si parfumi apo ndjesia rihidratuese e lëkurës, për duhet treguar vëmendje edhe për efikasitetin e tyre, sipas kritereve të udhëzuesve Aad", përfundon Xu.