Mirëqenie

dhj242014

Ushqyerje korrekte për lëkurë të shëndetshme

Nutrikozmetikë është termi i krijuar nga bashkimi i vetive kimike, ushqyese dhe mjekësore që nënvizon marrëdhënien gjithnjë e më të ngushtë mes mirëqenies së lëkurës, ushqimeve dhe përbërësve të tyre me veprim specifik.
Stil jete i shëndetshëm, aktivitet fizik, dietë ushqimore e ekuilibruar dhe e shumëllojshme, është receta më e njohur që jo vetëm ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të rëndësishme, por favorizon edhe mirëqenin e lëkurës. Konsumi i ushqimeve specifike ose suplementeve mund të ndihmojë fiziologjinë natyrale të lëkurës për ta mbrojtur nga pasojat cenuese të shkaktuara nga faktorë ambientalë të jashtëm (rrezet UVA dhe UVB) ose nga humbja e hidratimit dhe elasticitetit, si pasojë e dëmtimit të komponentit fibroz elastik të dermës (shtresa e lëkurës nën epidermë).
Shenjat tipike të plakjes së lëkurës janë shprehi edhe të përkeqësimit të kolagjenit, një glicoproteinë me funksione të rëndësishme mekanike dhe mbështetëse, komponent fibroz kryesor i vetë dermës.
Degradimi i kolagjenit nga proteazat metalike, për shembull kolagjenaza, rritet ndjeshëm nga ekspozimi ndaj rrezeve UV të diellit dhe është shkaku kryesor i dëmtimeve strukturore që prekin lëkurën. Rrezatimet diellore veprojnë mbi komponentët qelizorë të lëkurës, duke shkaktuar ndryshime edhe të rënda, si p.sh. zhvillimi i tumoreve tipike që prekin këtë lloj indi.
Për të parandaluar dëmet është mirë që jo vetëm të mbrohet lëkura nga dielli me veshje dhe kremra, por edhe të përdoren instrumenteve të cilat nga ''brenda'' zhvillojnë një veprim mbrojtës të metabolizmit të saj. Luajnë një rol të rëndësishëm substancat ushqyese me veprim anti-oksidues dhe anti-inflamator duke ndihmuar në kundërshtimin e prodhimit të molekulave të lidhura me oksigjenimin dhe proceset inflamatore që mund të shkaktohen. Më premtuese janë vitaminat, karotenoidët dhe polifenolet.
● Vitaminat: studimet që vërtetojnë efikasitetin e vitaminave mbi aspektet estetike e funksionale të lëkurës i përkasin fillimeve të viteve 80'. Ato të grupit B, në veçanti acidi pantotenik dhe biotina, janë të dobishme edhe për të mbajtur të shëndetshëm thonjtë dhe lëkurën. Vitamina C lufton radikalet e lira të shkaktuara nga rrezet UV dhe stimulon sintezën e kolagjenit, e si rrjedhojë rigjenerimin e matricës.
● Karotinoidet, beta-karoteni, luteina, zeaksantina dhe likopeni, varen shumë nga cilësia dhe sasia e dietës ushqimore. Përzierje e karotenoidëve të administruar si në nivel topik si në rrugë orale janë treguar në disa studime eksperimentale më efikase se një aplikim i vetëm topik.
● Polifenolet: kurkumina e shafranit ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, duke treguar se është në gjendje të reduktojë veprimin degradues të metalo proteinasës. Katekinat e kakaos dhe procianidinat e rrushit, përmirësojnë elasticitetin dhe hidratimin e lëkurës.

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC