Mirëqenie

gus22016

Adoleshentët me tumor mbijetojnë më pak se fëmijët

Eurocare-5, një studim i zhvilluar nga kërkuesit e Institutit Kombëtar të Tumoreve (IKT) në Milano, mes viteve 2000 - 2007 dhe i publikuar në "Lancet Oncology", tregon se në shumë raste adoleshentët dhe adultët e rinj kanë më pak mundësi për të mbijetuar nga kanceri në krahasim me fëmijët dhe ndonjëherë edhe me të rriturit. Ndryshimet e mbijetesës varen nga faktorë të ndryshëm, mes të cilëve faktorë diagnostikë dhe terapeutikë, mungesë e udhëzuesve klinikë dhe studimeve specifike dhe në fund nga biodiversiteti i tumoreve.

"Lajmi i mirë është se në Evropë numri i fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve adultë që mbijetojnë pas 5 vitesh nga diagnoza është rritur gjatë kohës", shpjegon Annalisa Trama, epidemiologe në IKT Milano e cila ka drejtuar studimin. Por normat e mbijetesës globale për të gjitha tumoret fshehin ndryshime specifike, nga ku del një vdekshmëri më e madhe mes të rinjve në krahasim me fëmijët në 8 lloje tumoresh: leucemitë limofoide akute (55,6% kundrejt 85,8%), leucemitë mieloide akute (49.8% vs 60.5%), limfoma Hodgkin (92.9% vs 95.1%), limfoma jo Hodgkin (77.4% vs 83.0%), astrocitoma(46.4% vs 61.9%), sarcoma e Ewing të kockës (49.3% vs 66.6%), rabdomiosarcoma (kanceri i indeve të buta si muskuli, 37.8% vs 66.6%), është osteosarkoma (lloji më i zakonshëm i tumorit kockor, 61.5% vs 66.8%). Në krahasim me të rriturit ka vetëm dy lloje tumoresh ku adoleshentët dhe adultët e rinj janë të disavantazhuar sa i takon mbijetesës, kanceri i gjirit (83,5% vs 87,0%) dhe i prostatës (79,9% vs 89,8).

Autorët nënvizojnë se Eurocare-5 kompleton nismat e lindura gjatë viteve të fundit për të përmirësuar prognozën dhe trajtimin e tumoreve mes më të rinjve. Një shembull vjen nga reparti i Pediatrisë të IKT, ku prej disa vitesh është aktivizuar projekti "Të rinjtë", për ata të sëmurë me tumor. "Veçantia e tij është aspekti i dyfishtë klinik dhe mbështetës. Projekti 'Të rinjtë' parashikon protokolle specifike dedikuar tumoreve tipike të kësaj grupmoshe, aksesin e pacientëve ndaj protokolleve të tilla, asistencën psiko-sociale, masat e ruajtjes së fertilitetit dhe nisma në ndihmë të  pacientëve për të përballuar vazhdimësinë e kurës, duke i bërë ata të ndihen adoleshentë si të tjerët", thotë Andrea Ferrari, koordinator i Projektit të IKT i cili nënvizon se promovimi i normalitetit është parakushti themelor i projektit. "Në Evropë një rast i ngjashëm është 'European Network for Teenagers and Young Adults with Cancer', që promovon bashkëpunimin mes onkologëve pediatrikë dhe atyre për të rriturit, si dhe aksesin në eksperimente klinike për barna të reja bashkë me zhvillimin e udhëzuesve specifikë" pohon Trama dhe përfundon: "Ky studim ofron një pikë të rëndësishme nisjeje për të vlerësuar nëse nismat në vende të ndryshme evropiane do të reduktojnë hendekun e mbijetesës mes fëmijëve dhe të rinjve".


 

Lancet Oncol. 2016. doi: 10.1016/S1470-2045(16)00162-5
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27237614


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC