Mirëqenie

sht132016

Ky miks integratorësh përmirëson rrudhat pas menopauzës

Një studim klinik me përzgjedhje rastësore tregon se një mishelë e përshtatshme suplementesh dietetike mund të përmirësojë në mënyrë domethënëse gjendjen e rrudhave në fytyrë. Kërkimi është zhvilluar nga një grup shkencëtarësh anglezë të cilët kanë realizuar një kokteil anti-age me ingredientë të konsideruar efikasë kundër faktorëve kyçë të plakjes në lëkurë, të tillë si inflamacioni, sintetizimi i kolagjenit dhe stresi oksidues apo rrezet UV.

Kështu kërkuesit përgatitën një solucion që përmban izoflavone të sojës, likopene, vitaminë C, vitaminë E, e përzienë me vaj peshku dhe ua administruan në kapsula femrave në post-menopauzë.  Rezultoi se te gratë të cilat kishin marrë integratorin, thellësia e rrudhave në fytyrë u reduktua në mënyrë të ndjeshme dhe ishte edhe e lidhur me një rritje të depozitave të fibrave të reja të kolagjenit në dermë.

Përveç komponentëve dhe dozave, rezultati më i rëndësishëm j këtij eksperimenti ishte fakti që marrja për një kohë të gjatë të këtij produkti në rrugë sistemike është e lidhur me depozitimin e fibrave të reja të kolagjenit në dermë dhe një përmirësim të thellësisë së rrudhave të fytyrës, klinikisht i matshëm.

 

Int J Cosmet Sci. 2013 Aug 8. doi: 10.1111/ics.12087. [Epub ahead of print]


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC