Shëndetësi

shk172022

Integratorët. Efektet e urolitinës A në forcën muskulare të të moshuarve

Urolitina A prodhohet në mënyrë natyrale nga mikrobioma intestinale, nga degradimi i molekulave që përmban shega, arrorët dhe frutat e pyllit.

Urolitina A, një substancë e prodhuar në mënyrë natyrale nga mikrobioma intestinale e njeriut pas degradimit të molekulave që përmbajnë fruta të tilla si shega, arrat dhe manaferrat, do të jetë në gjendje të përmirësojë forcën e muskujve dhe shëndetin mitokondrial te të moshuarit. Ky është rezultati i një studimi të vogël klinik, të publikuar në JAMA Network Open nga një ekip studiuesish të udhëhequr nga Sophia Liu, Universiteti i Uashingtonit, Siatëll (SHBA).

 

Funksionaliteti i mitokondrisë dhe plakja

Plakja shoqërohet me një rënie të funksionit mitokondrial dhe aftësi të reduktuar për të ushtruar aktivitet fizik. Me kalimin e moshës, në fakt, ka një humbje progresive të masës dhe forcës muskulore, e cila përkthehet në rënie të performancës fizike. Mosfunksionimi mitokondrial duket se luan rol të rëndësishëm në sëmundjet muskulare, ku rënia e aftësisë së këtyre organeleve ndërqelizore për të prodhuar ATP (adenozinë trifosfat) shoqërohet me shtim të ndjesisë së lodhjes. Urolitina A është një metabolit natyral i mikrobiomës intestinale, por dieta, mosha, gjenetika dhe sëmundje të ndryshme mund të ndikojnë në bakteret e pranishme në zorrët e njeriut, ku njerëzit, veçanërisht të moshuarit, e gjejnë veten duke prodhuar urolitinë A me ritme të ulëta. Megjithatë, kjo substancë, përveçse ka treguar aftësinë për të përmirësuar funksionet e muskujve te kafshët laboratorike, do të ishte në gjendje të nxiste shprehjen e gjeneve të mitokondrive te të moshuarit.

 

Rezultatet e studimit

Duke u nisur nga ky supozim, ekipi donte të hetonte nëse administrimi i një suplementi me bazë urolitinën A, ishte në gjendje të përmirësonte performancën e muskujve, vlerësuar përmes testit "ecje në 6 minuta distancë", testimeve të forcës së muskujve të duarve dhe këmbëve dhe niveleve të bioshënjuesve të lidhura me shëndetin mitokondrial dhe qelizor. Hulumtimi përfshiu një grup të vogël njerëzish (66 vetë), të moshës 65-90 vjeç, të ndarë në dy grupe, njëri që kishte marrë placebo dhe tjetri një suplement që përmban një gram urolitinë A, për katër muaj. Rezultatet treguan se, për dy muaj, urolitina A, në krahasim me placebon, ka përcaktuar një përmirësim domethënës të forcës muskulare, në krahasim me matjet bazë. Për më tepër, nivelet plazmatike të acilkarnitinës, ceramideve dhe proteinës C-reaktive do të reduktohen te njerëzit që merrnin urolitinë A krahasuar me placebon, në katër muaj; ndërsa përmirësimet në nivel të ecjes në distanvë 6-minutëshe dhe prodhimi i ATP-ve në muskujt e dorës, të regjistruara pas administrimit të urolitinës A kundrejt placebos, nuk ishin statistikisht të rëndësishme. Sidoqoftë, administrimi i kësaj substance ishte i sigurt dhe i toleruar mirë në popullatën e studiuar.

Sabina Mastrangelo

Burimi
Liu S. et al., Effect of urolithin A supplementation on muscle endurance and mitochondrial health in older adults. JAMA Network Open (2022) 5(1):e2144279


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC