Mirëqenie

sht292016

Vetëvlerësimi nuk është vetëm çështje rrudhash

Janë të shumtë njerëzit, jo vetëm gratë, që i drejtohen ndërhyrjeve të vogla estetike në fytyrë për të eliminuar rrudhat, por sipas një studimi të fundit amerikan nuk është kjo strategjia më e mirë për të rritur vetëvlerësimin. "Rezultatet e studimit befasojnë vetëm pjesërisht, - thotë  Andrew Jacono, kirurg plastik në New York Center for facial plastic and laser surgery, - vetëvlerësimi është më kompleks se një çështje imazhi dhe e ka zanafillën në procesin e zhvillimit që fillon në moshë pediatrike".

Rezultatet e studimit të publikuar së fundi në revistën "Jama facial plastic surgery" nga Jacono dhe kolegët tregojnë në fakt se personat që i nënshtrohen një ndërhyrjeje lifting në fytyrë nuk e ndryshojnë në thelb vlerësimin për veten.
"50 personat e përfshirë në studim i janë nënshtruar testeve për të matur vetëvlerësimin menjëherë dhe 6 muaj pas ndërhyrjes", pohon autori duke shpjeguar se asnjë nga pjesëmarrësit nuk e kishte fytyrën të shpërfytyruar, por të gjithë donin t'i nënshtroheshin ndërhyrjes vetëm për të arritur një pamje më të re. Por edhe me një ndërhyrje të suksesshme nga këndvështrimi teknik, vetëvlerësimi i pjesëmarrësve nuk ndryshonte, përkundrazi nëse ishte disi i mirë para ndërhyrjes, pas 6 muajve rrezikonte të përkeqësohej."Vetëvlerësimi është fryt i një pune të brendshme, nuk është çështje e kirurgjisë estetike", përfundon Jacono.

"Kirurgjia estetike nuk duhet të jetë zgjedhja e parë për ata që duan të rritin vlerësimin për veten, vetëm nëse janë kushte të veçanta si plagë apo deformime që e bëjnë personin objekt vëmendjeje të padëshiruar, - shton Brenda Major nga Universiteti i Kalifornisë. - Vlerësimi dhe besimi në vetvete vijnë nga vite të tëra pune me veten dhe është disi naive të mendohet se një lifting i thjeshtë mund të modifikojë një njeri në brendësi./ Dica33


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC