Farmaci

mar82018

Acidi ialuronik. Ekspertët bien dakord për përdorimin në sëmundjet e lëkurës

Në Kongresin e 21-të Ndërkombëtar të Mjekësisë dhe Kirurgjisë Estetike Sies - Valet, zhvilluar në Bolonjë ditët e fundit është paraqitur një dokument konsensusi mbi acidin ialuronik Nasha, acid ialuronik i stabilizuar, joshtazor, që ka në bazë përforcuesit e lëkurës, të ashtuquajturit "skinbooster".

Dokumenti nxjerr në pah se si trajtimet me përforcues të lëkurës rezultojnë minimalisht invazive, të sigurta dhe efikase në përmirësimin e teksturës së lëkurës, duke i bërë pacientët të ndihen të kënaqur me rezultatin.
"Përveç trajtimit të papërsosmërive të lëkurës, shpjegon Magda Belmontesi, dermatologe në Milano, këto produkte janë përfshirë në trajtime dhe po japin rezultate premtuese edhe në tharjen e lëkurës, te subjektet që vuajnë nga dermatiti atopik. Fazat akute ose të riaktivizimit të sëmundjes shfaqen në lëkurë me vezikula, skuqje intensive, kruajtje, djegie, çarje me intensitet të ndryshëm dhe në më të shumtën e herëve, kanë nevojë për kura farmakologjike, si steroide dhe barna të tjera specifike. Në fazë remisioni, vazhdon shpesh tharja, veçanërisht në shpinën e duarve dhe në fytyrë, një gjendje që në disa raste mund të bëhet paaftësuese për pacientin, i cili paraqitet me lëkurë të ashpër dhe të trashur, me humbje të elasticitetit natyral dhe të fleksibilitetit. Pikërisht në këtë fazë, përdorimi i përforcuesve të lëkurës mund të bëjë të mundur një përmirësim të dukshëm të cilësisë së lëkurës dhe shmangien e tharjes dhe trashjes, duke përmirësuar dukshëm cilësinë e jetës së pacientit", përfundon ajo.

"Studimet e fundit kanë treguar efikasitetin e acidit ialuronik Nasha në përmirësimin e shenjave të mbetura nga aknet, pikërisht falë stimulimit të kolagjenit", shton Carlo Di Gregorio, kirurg plastik në Palermo. "Në trajtimin e shenjave të mbetura nga aknet, një avantazh i këtij trajtimi qëndron edhe në mundësinë për ta kombinuar me përdorimin e teknologjive të tjera, siç është për shembull lazeri, që mund të kontribuojë në mënyrë efikase në rezultatin final.

 

J Drugs Dermatol. (2018) 17(1):83-88
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29320592


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC