Mirëqenie

nën22016

Trigliceride të larta në pre-menopauzë shoqërohen me mundësi më të mëdha për fraktura

tags: STUDIM

Gratë afër menopauzës me nivele të larta trigliceridesh mund të rrezikohen edhe nga një numër më i madh frakturash kockore, sipas një studimi të publikuar në "Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism". Kërkuesit kanë ndjekur një koortë grash në premenopauzë me asnjë histori frakture  kockore për rreth 15 vjet dhe kanë zbuluar se kush kishte nivele të larta trigliceridesh kishte edhe më shumë se dyfishin e mundësive për t'u përballur me fraktura.

"Studimi nuk vërteton se hipertrigliceridemia shkakton fraktura por e mbështet si hipotezë", qartëson Jennifer Lee nga Stanford Medical Center në Kaliforni, koordinatore e studimit. Gjatë menopauzës paralelisht me rënien e estrogjeneve shtohen si yndyrnat në gjak edhe risku për fraktura si pjesë e procesit të plakjes. "Megjithatë nuk është e qartë nëse nivelet e triglicerideve dhe fortësia e kockës janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë", thotë Lee e cila për të qartësuar argumentin ka analizuar të dhënat e më shumë se 2000 grave të moshës 42 - 52 vjeç. Mosha e tyre mesatare në fillim të follow up-it ishte 46 vjeç, shumë ishin në mbipeshë dhe 3/4 kishin nivele trigriceridesh nga të ulëta në normale, pra deri në 150 mg/dl.

"Gjatë 13 viteve në vijim, 147 gra zhvilluan fraktura jotraumatike, nga të cilat 1/3 në këmbë, 16% në kyçe dhe 13% në pulse", shpjegojnë kërkuesit, duke nënvizuar se risku për fraktura ishte drejtpërdrejt i lidhur me shtimin e niveleve të triglicerideve në gjak.
"Këto rezultate sugjerojnë një lidhje të mundshme mes një shtimi të riskut për fraktura dhe triglicerideve të larta që mbështeten nga një gjendje e rëndë metabolike me aktivitet të pakët fizik, konsum të madh karbohidratesh dhe prediabet, - thotë Lee. - Është legjitime të mendohet pra se gratë që janë afër menopauzës dhe kanë një aktivitet të rregullt fizik e një dietë e shëndetshme, jo vetëm mund të reduktojnë trigliceridet, por edhe mundësitë për fraktura".
 


 

J Clin Endocrinol Metab. 2016. doi: 10.1210/jc.2016-1366
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27294327

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC