Mirëqenie

jan52017

Kanceri në gji: stili i jetës është më i fortë se gjenetika

tags: ADN

Peshë në normë, jo duhanpirje, shumë pak alkool dhe jo terapi hormonale në menopauzë. Duke ndjekur  këto katër rregulla të thjeshta gjatë gjithë jetës gratë me risk të lartë për kancer në gji, nga këndvështrimi gjenetik mund të ulin mundësitë për t'u sëmurur. Dhe kush është në risk më të lartë nxjerr përfitime më të mëdha nga stili i jetës. Janë këto në sintezë përfundimet e një studimi të publikuar në revistën prestigjioze "Jama oncology" nga kërkuesit e koordinuar nga Nilanjan Chatterjee, profesor në "Johns Hopkins bloomberg school of public health" në Baltimora.

"Risku gjenetik është padyshim i rëndësishëm, por nuk është e pamundur të modifikohet", shpjegon autori që bashkë me kolegët ka përfshirë në kërkimin e  tij më shumë se 40 mijë gra amerikane. "Qëllimi fillestar i projektit ishte përpjekja për të kuptuar se sa të rëndësishme ishin nga këndvështrimi klinik informacionet mbi riskun që vinte nga ADN dhe ato të lidhura me stilin e jetës  dhe se si këta dy faktorë  të riskut ndikohen nga njëri-tjetri", pohon kërkuesi.

Për të arritur qëllimin e tyre, autorët krijuan një model për të përcaktuar riskun gjenetik të bazuar në analizën e më shumë se 92 karakteristikave të ADN-së të quajtura polimorfizma  me një nukleotid të vetëm (Snp, diferenca shumë të vogla brenda një gjeni) që të marra veçmas nuk janë edhe aq të rëndësishme, por të analizuara të gjitha bashkë mund të japin një ide të saktë të riskut. Njëkohësisht janë vlerësuar edhe katër aspekte të stilit të jetës së grave të përfshira në kërkim: indeksi i masës trupore, duhanpirja, konsumi i alkoolit dhe përdorimi i terapive hormonale gjatë menopazuës.

"Nga analiza doli se duke modifikuar më së miri stilin e jetës, risku gjenetik për të zhvilluar një tumor në gji reduktohej", pohon Chatterjee i cili saktëson se kur risku gjenetik është më i lartë, efektet e stilit të jetës janë edhe më të fuqishme. "Edhe pse nuk janë ende shteruese për të marrë vendime klinike ad hoc, këto rezultate tregojnë se një numër i caktuar tumoresh në gji, mund të parandalohet duke ndjekur rregulla të thjeshta", shton William Dupont, nga "Vanderbilt university school of medicine" në Nashville. "Studimi tregon gjithashtu se gjenet janë jo vetëm pjesë e riskut, por zakonet e përditshme luajnë një rol të dorës së parë", përfundon autori.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC