Mirëqenie

maj32017

Pas infarktit miokardiak, terapia me statina ndryshon

Sipas një studimi të publikuar në Jama Cardiology, jo të gjithë pacientët që kanë marrë një përshkrim me statina me intensitet të lartë pas hospitalizimit për atak kardiak e vazhdojnë trajtimin edhe dy vjet pas daljes nga spitali. "Udhëzuesit rekomandojnë përdorimin e statinave me intensitet të lartë pas infarktit miokardiak akut", thotë Robert Rosenson nga Icahn School of Medicine Mount Sinai në Nju Jork, që bashkë me kolegët ka studiuar rreth 60.000 pacientë të asistuar nga Medicare: 30.000 me moshë 66 - 75 vjeç dhe 28.000 me moshë mbi 75 vjeç.

Të gjithë ishin shtruar për infarkt të miokardit gjatë viteve 2007 - 2012 dhe në vazhdim ishin trajtuar me një statinë me intensitet të lartë, si atorvastatinë 40-80 mg/die ose rosuvastatinë 20-40 mg/die të përshkruar brenda 30 ditëve pas largimit nga spitali. "Për të gjithë pjesëmarrësit asistenca e ofruar nga Medicare përfshinte edhe mbulimin e shpenzimeve të barnave", shtojnë autorët që duke analizuar të dhënat e pacientëve në terapi për 6 muaj dhe 2 vjet pas largimit nga spitali, zbuluan se respektivisht 59% dhe 42%  merrnin statina me intensitet të lartë.   

Nga ana tjetër, 8.7% e pacientëve në 6 muaj dhe 13% në 2 vjet pas daljes nga spitali kishin modifikuar kurën duke kaluar te statinat me intensitet të ulët ose të moderuar. Ndërsa për 17% të pacientëve të trajtuar në 6 muaj dhe në 19% atyre të trajtuar në 2 vjet pas daljes nga spitali, aderimi në terapinë me statina të çdo intesiteti ishte më pak se 80%. Në fund, një kuotë pacientësh prej 12%  dhe 19% kishin ndërprerë terapinë.

"Subjektet me asistencë të dyfishtë Medicare e Medicaid që u vizituan disa herë te kardiologu dhe më pas u përfshinë në rehabilitimin kardiologjik ishin më të prirur për të marrë statina me intensitet të lartë me një pjesëmarrje të madhe, - shprehen autorët. - Nga këto rezultate del se mbulimi i kostove të barnave dhe vizitat e rehabilitimit të specializuar kontribuojnë në përmirësimin e aderimit në terapi me statina pas një infarkti miokardiak".

 

Jama Cardiol. 2017. doi: 10.1001/jamacardio.2017.0911
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28423147


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC