Mirëqenie

gus162017

Pakësohen spermatozoidet, fertiliteti i meshkujve perëndimorë në risk

Një analizë sistematike e publikuar në Human Reproduction Update, ka paraqitur një ulje të ndjeshme të përqendrimit të spermës dhe numrit total të spermatozoideve te meshkujt e vendeve perëndimore. "Duke pasur parasysh rëndësinë e llogaritjes së spermatozoideve për fertilitetin mashkullor dhe shëndetin njerëzor, ky studim është një zile alarmi për kërkuesit dhe autoritetet shëndetësore të të gjithë botës për të hetuar shkaqet e tkurrjes së fortë e të vazhdueshme të numrit të spermatozoideve, me objektivin e parandalimit të këtij fenomeni", shprehet Hagai Levine nga Hebrew University-Hadassah Braun School of Public Health and Community Medicine të Jerusalemit, autore kryesore e studimit.

Kërkuesit kanë analizuar 7.500 abstrakte dhe kanë zhvilluar një analizë meta-regresioni në 185 eksperimentime të kryera mes viteve 1973 dhe 2011, duke hasur në një rënie prej 52.4% të përqendrimit të spermës dhe një rënie prej 59.3% në totalin e spermatozoideve të meshkujve amerikanoveriorë, europianë, australianë dhe zelandezë. Përkundrazi nuk është vërejtur asnjë rënie domethënëse te meshkujt e Amerikës së Jugut, Azisë dhe Afrikës, ku megjithatë duhet theksuar se janë kryer shumë më pak studime. Punimi tregon se norma e rënies së spermatozoideve te meshkujt perëndimorë nuk po ulet. Ky studim ka përdorur metoda rigoroze shqyrtimi, duke kontrolluar faktorët që mund të ndihmojnë në shpjegimin e rënies si: mosha, koha e mungesës dhe përzgjedhja e popullsisë për studim dhe rezultatet japin kështu një qartësi më të madhe në krahasim me të kaluarën. Sipas tyre përqindjet e meshkujve me llogaritje spermatozoidesh nën normën mesatare, pra në sub-fertilitet apo infertilitet janë në rritje. 
Gjithashtu, duke konsideruar tendencat e fundit që tregojnë se një numër i reduktuar i spermatozoideve lidhet me një sëmundshmëri dhe vdekshmëri më të lartë, rënia e vazhdueshme tregon risk serioz jo vetëm për fertilitetin por edhe për shëndetin mashkullor. Analiza aktuale nuk ka ekzaminuar shkakun e zvogëlimit të vërejtur, por përllogaritja e spermatozoideve është e lidhur bindshëm me faktorë ambientalë ndër të cilët ekspozimi kimik prenatal, ekspozimi ndaj antiparazitarëve te të rriturit, tymi, stresi dhe obeziteti. Për këtë arsye numri i spermatozoideve mund të reflektojë në mënyrë të ndjeshme impaktin e ambientit modern në shëndetin mashkullor dhe të reflektojë risqe edhe më të mëdha.


 

Hum Reprod Update 2017. doi: 10.1093/humupd/dmx022
https://academic.oup.com/humupd/article-abstract/4035689/Temporal-trends-in-sperm-count-a-systematic-review


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC