Shëndetësi

mar52024

Çrregullimet gastrike. Dispepsia, më e përhapura

39% e të rriturve në Itali referojnë çrregullime gastrike, nga të cilat më e përhapura është dispepsia funksionale, që është edhe arsyeja më e shpeshtë pse individët i drejtohen farmacistit.

Simptomat e dispepsisë. Ja, si ta njohim
Të dhënat e grumbulluara tregojnë se 39% e italianëve referojnë aciditet, djegie stomaku, rëndesë, të përziera dhe refluks gastrik. Në veçanti, 11% e pacientëve, kryesisht gratë në moshat 18-69 vjeçe (afro një i rritur në dhjetë), vuajnë nga dispepsia funksionale. Në fakt, e njohur pak nga pacientët, të cilët flasin për "dhimbje stomaku", apo "tretje të dobët", dispepsia funksionale përbën një nga çrregullimet gastrointestinale më të përhapura. Obeziteti, tymosja, infeksionet gastrointestinale e sidomos stresi, janë gjendjet shëndetësore që shtojnë mundësinë e prekjes nga dispepsia funksionale.

Për ta njohur, mjafton të kesh vazhdimisht një nga këto simptoma: dhimbje ose djegie në stomak, ngopje të shpejtë, apo një ndjesi të bezdisshme teprie pas vakteve dhe mungesë oreksi. Nëse mjeku e përjashton faktin që këto simptoma mund të vijnë si pasojë e një patologjie tjetër, atëherë bëhet fjalë për dispepsi funksionale. Pacientët mund të kenë edhe të përziera, fryrje barku, ose gromësima të shpeshta.

Ndryshimet në bazë të simptomave janë shumë, duke filluar nga ngadalësimi në boshatisjen e stomakut te ndjeshmëria e lartë e fibrave nervore që përcjellin sinjalin e dhimbjes, por siç shpjegohet nga një prej ekspertëve, Vincenzo Stanghellini, ato mund të gjurmohen në një ndryshim të boshtit zorrë-tru, një shkëmbim i dendur informacioni midis sistemit tretës dhe sistemit nervor i cili sjell tretje optimale te një individ i shëndetshëm.

Trajtimi i dhimbjes së stomakut: këshillimi
"Dispepsia funksionale ndikon në veprimtaritë e përditshme dhe individët që vuajnë nga ajo referon një reduktim të kapacitetit për të kryer aktivitet fizik ose në performancën profesionale. Tetë pacientë nga dhjetë referojnë se cilësia e gjumit të tyre ka ndryshuar nga simptomat dhe 60% e tyre vuajnë nga pagjumësia", thotë Stanghellini. Shpesh, individët marrin më shumë se një medikament për të luftuar simptomat e ndryshme që shfaqen. Megjithatë, mbetet i rëndësishëm konsultimi me mjekun ose farmacistin, për t'u siguruar se nuk ka patologji të tjera bashkëshoqëruese.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC