Shëndetësi

qer192014

Lufta kundër obezitetit, farmacistët britanikë hidhen në veprim

Të ftojnë klientët mbipeshë të matin indeksin e masës trupore dhe ti këshillojnë ata të përballen me problemin, duke i adresuar sa më parë drejt programeve të veçanta të aktivizuara në territor: është ajo çka duhet të bëjnë farmacistët britanikë, në bazë të udhëzimeve të reja publike të lëshuara nga National Institute for Health and Care Excellence (NICE).
Udhëzimet propozojnë një trajtim të integruar për menaxhimin e peshës trupore dhe ngacmojnë profesionistët e shëndetit që merren me kujdesin primar, mes të cilëve farmacistët, për tu informuar në lidhje me ekzistencën e nismave lokale që kanë për qëllimin të ndihmojnë njerëzit për të humbur peshë, si pjesë e jetesës së shëndetshme dhe ta promovojnë këtë tek klientët e tyre.
Dokumenti i lëshuar nga NICE këshillon farmacistët të luajnë një rol direkt në kontrollin e peshës aktuale, duke matur indeksin e masës trupore (BMI ) të klientëve dhe pse jo dhe masën e belit. Për më tepër obeziteti është duke u bërë gjithnjë e më shumë rast urgjent në shumë vende por britanikët janë veçanërish të rrezikuar, siç dëshmon një studim i gjërë epidemiologjik publikuar kohët e fundit nga The Lancet.
Rezulton se në Britani 67 % e burrave dhe 57 % e grave janë mbipeshë apo obezë, përqindjet më të larta nga të gjitha vendet e tjera të Europës Perëndimore, me përjashtim të Islandës dhe Maltës (në Itali përkatësisht 58 % dhe 41 %); dhe gjeneratat e tjera nuk bëjnë përjashtim duke pasur parasysh se mbi një e katërta e fëmijëve ka një peshë më të lartë se norma. Studimi i cili analizon të dhënat nga 1980 në 2013 gjeti se numri i personave obezë apo mbipeshë në botë është rritur në mënyrë të konsiderueshme gjatë tridhjetë viteve të fundit, duke tejkaluar dy miliardë (30% të popullsisë së planetit) , duke rritur rrezikun e diabeti , sëmundjet e zemrës dhe kancerit.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC