Mirëqenie

nën232017

Alkooli shkakton kancer edhe tek ata që e konsumojnë në sasi të moderuar

Shoqata amerikane e Onkologjisë Klinike (ASCO) kërkon një reduktim të konsumit të alkoolit pasi mundësitë për të zhvilluar një tumor rriten me përdorimin e tepërt, gjithashtu edhe një konsum i moderuar shton riskun e disa tumoreve. Dokumenti i ASCO, i publikuar në Journal of Clinical Oncology, përfshin një tabelë që mund të përdoret për t'i dhënë pacientëve udhëzimet e nevojshme. "Për shembull pirja e sasive të moderuara lidhet me një rritje të probabilitetit për të zhvilluar tumore orale, faringeale, të ezofagut, laringut, të gjirit dhe kolorektale", shprehet autorja kryesore e Noelle LoConte nga Universiteti i Wisconsin në Madison, duke kujtuar se rëndësia e konsumit të alkoolit si faktor onkologjik risku i modifikueshëm shpesh nënvlerësohet, aq sa në 2012-n 5.5% e rasteve, incidente të kancerit dhe 5.8% e vdekjeve nga tumori në të gjithë botën i janë atribuuar alkoolit. "Pavarësisht provës së një lidhje të fortë midis konsumit të alkoolit dhe disa tumoreve, ASCO nuk e ka ballafaquar kurrë këtë temë deri më sot", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se konsumi i pijeve alkoolike çon në ndërhyrje të onkologjisë preventive në nivel të shëndetësisë publike dhe asaj individuale. "Dokumenti mundëson një panoramë të studimeve për lidhjen midis alkoolit dhe riskut për kancer, dëshmon se cilët janë sektorët më të rëndësishëm për kërkimin e ardhshëm dhe paraqet strategji të këshilluara nga ASCO për reduktimin e konsumit të alkoolit", vijon LoConte.
Ndër rekomandimet që përmban artikulli ja disa të një profili të veçantë: 1) mjekët duhet t'i kërkojnë pacientëve të tyre nëse përdorin pije alkoolike dhe të mundësojnë ndonjë udhëzim për ta; 2) kontrolli i përdorimit të alkoolit duhet të bëjë pjesë në strategjinë e trajtimit të kancerit; 3) çmimet dhe taksat mbi alkoolin duhet të rriten; 4) me rolin që ka alkooli në kancerin e gjirit, shoqatat prodhuese të alkoolikeve nuk duhet të angazhohen në fushatat që parashikojnë përdorimin e shiritave apo të ngjyrës rozë për të rritur ndërgjegjësimin mbi tumorin e gjirit.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC