Ushqyerje

tet222018

Pijet energjike me kafeinë. Të vendosen rregulla për konsumimin nga fëmijët

Në një editorial të publikuar në "British Medical Journal", Russell Viner (president i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe i Child Health), konfirmon se tashmë ka ardhur koha të vendosen ligje në lidhje me pijet energjike që përmbajnë kafeinë ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në Mbretërinë e Bashkuar, për t'u përballur me epideminë e obezitetit dhe problemet e shëndetit mendor në vend. Një shqyrtim i vitit 2014 mbi më shumë se 5.000 fëmijë, ka zbuluar se 14% e fëmijëve 11-15 vjeç kanë konsumuar pije energjike të paktën 2 apo 4 herë në javë dhe 5% e të gjithë të rinjve pi pije energjike përditë.

"Fëmijët dhe të rinjtë, në përgjithësi në vendet me të ardhura të larta, konsumojnë më shumë sheqerna dhe kalori, krahasuar me sa është e nevojshme e megjithatë është e pamundur që të kenë nevojë për energji shtesë. Përmbajtja e lartë e sheqernave në shumë nga këto pije, që arrin deri në 27 g sheqer për një racion 250 ml, kontribuon pa dyshim në tepricën kalorike të përgjithshme dhe në epideminë e obezitetit mes fëmijëve tanë", thotë Vineri. Gjithashtu, edhe përdorimi i rregullt i kafeinës është shqetësues, duke qenë se kemi pak prova në lidhje me efektet që mund të ketë ky përbërës në një trup që është në zhvillim e sipër.

"Kafeina shton aktivitetin, vëmendjen dhe përgjegjshmërinë, por shton edhe ankthin, redukton gjumin dhe është e lidhur me problemet e sjelljes te fëmijët. Pijet energjike mund të përmbajnë të paktën 320 mg kafeinë për litër. Parehatia psikologjike mund të shkaktojë më tej sjellje të tjera, siç është përdorimi i drogave dhe rezultate më të ulëta shkollore", shton Vineri.

Veçanërisht të rëndësishme janë efektet mbi gjumin, me një lidhje të qartë të anasjellë mes konsumit të pijeve energjike me kafeinë dhe kohëzgjatjes së vetë gjumit. "Qeniet njerëzore marrin energji natyrale nga një dietë e mirë, një gjumë i ri rigjenerues, ushtrime fizike dhe nga ndërveprimi me njerëz të tjerë", konfirmojnë autorët që më tej përfundojnë: "Ka prova të mjaftueshme për të justifikuar një veprim të qeverisë angleze në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve".

 

BMJ. 2018. doi: 10.1136/bmj.k3856
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30232063


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC