Mirëqenie

gus12018

Mbrojtja nga dielli. Nëse kremrat nuk janë efikase, nuk i keni përdorur në mënyrën e duhur

Efikasiteti i mbrojtjes nga dielli nëpërmjet produkteve tregtare, varet nga mënyra se si i përdorni ato në jetën e përditshme.

"Ata, te të cilët mbrojtja nga rrezatimi ultraviolet nuk është maksimale, i aplikojnë produktet jo në mënyrën e duhur, krahasuar me atë çka rekomandohet nga prodhuesit, të cilët përdorin një sasi prej 2 mg/cm2 për të arritur rezultatin e faktorit të mbrojtjes diellore (SPF)", shpjegon Antony Young (Kolegji King's në Londër), autor kryesor i studimit të kryer me këtë qëllim.

Kërkuesit kanë ndarë një kohorte prej 16 vullnetarësh me lëkurë të çelët, në dy grupe prej tetë (tre gra e pesë burra secili grup). Një grup është ekspozuar vetëm një herë ndaj rrezeve ultraviolet (UV), për të simuluar dritën diellore në zona të patrajtuara ose të trajtuara me një krem diellor me SPF të lartë dhe me trashësi të ndryshme, nga 0,75 mg në 1,3 mg, deri në 2 mg/cm2.

Grupi tjetër është ekspozuar për pesë ditë me radhë, për të imituar ekspozimin e vazhdueshëm gjatë pushimeve. Sasia e ekspozimit ndaj rrezeve UV ka ndryshuar gjatë  eksperimentit, me qëllimin për të imituar kushtet në destinacionin e pushimeve.

Biopsitë e zonave të lëkurës që janë ekspozuar ndaj rrezeve UV kanë treguar në grupin që është ekspozuar në mënyrë të vazhdueshme ndaj rrezeve diellore, një dëm të dukshëm ndaj ADN-së në zonat në të cilat nuk është përdorur mbrojtje, ndonëse doza e rrezeve UV ishte shumë e ulët. Dëmtimet janë reduktuar kur kremi diellor është përdorur me një trashësi prej 0,75 mg/cm2 dhe janë reduktuar dukshëm, kur kremi është përdorur në sasinë 2 mg/cm2, edhe me ekspozim diellor më të lartë.

Pesë ditë pas ekspozimit ndaj rrezeve UV me doza të larta me kremin diellor në trashësinë 2 mg/cm2, kanë treguar një dëmtim dukshëm më të ulët, krahasuar me një ekspozim të vetëm ndaj një doze rrezesh UV të ulët, pa mbrojtje diellore në të gjitha kampionet.

"Nuk ka dyshim se mbrojtja diellore ka qenë e rëndësishme kundër kancerit. Megjithatë, studimi ynë tregon se mënyra se si aplikohet mbrojtja ndaj diellit, luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e efikasitetit të saj. Duke qenë se pjesa më e madhe e njerëzve nuk i përdor kremrat diellore në mënyrën se si ato testohen nga prodhuesit, është mirë që të përdoret një SPF shumë më e lartë nga ç'mendohet se është e nevojshme", përfundojnë autorët.

 

Acta Derm Venereol. 2018. doi: 10.2340/00015555-2992
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29944164


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC