Mirëqenie

kor42024

Kremrat e diellit. Pediatrët: Ofrohet mbrojtje vetëm nëse përdoren siç duhet.

Produktet kozmetike kundër diellit, që përmbajnë filtra kimikë dhe fizikë mbrojtës ndaj rrezeve UV, janë efikase vetëm e vetëm nëse aplikohen siç duhet në lëkurë. Opsione të tjera për mbrojtjen nga efektet e padëshiruara janë shmangia e diellit, qëndrimi në hije, si dhe mbrojtja fizike me anë të veshjeve. Pediatrët e shoqatave të ndryshme kanë publikuar një fletë udhëzimesh mbi përdorimin e kremrave që përmbajnë filtra solarë, sipas të cilës, sasitë që aplikohen zakonisht nga popullsia e përgjithshme nuk janë mjaftueshëm për të siguruar mbrojtje dhe ekziston rreziku për të zhvilluar një ndjesi sigurie, e cila shton ekspozimin e qëllimshëm ndaj diellit dhe rreziqet e lidhura me të.

Premisa e pediatrëve është se ekspozimi ndaj diellit duhet të jetë gradual në mënyrë që individët të cilët kanë një fototip të përshtatshëm për vendin ku jetojnë, të përgatisin mbrojtjen e tyre natyrore (nxirjen, trashjen e lëkurës dhe një nivel të mirë të vitaminës D) nga efektet anësore të mundshme të rrezeve ultravjollcë (UV) që dëmtojnë lëkurën, tumore të tilla si karcinomat dhe melanomat.

Pra, ekspozimi ndaj diellit të bën mirë, por djegiet duhet të shmangen me patjetër, sidomos në moshë të re. Por, me qëllim shmangien e djegieve nga dielli, filtri solar nuk duhet të jetë mënyra e vetme, pasi mund të sjellë rreziqe të nënvlerësuara për shëndetin.
Ata shtojnë se ekzistojnë shumë produkte që përmbajnë filtra kimikë dhe fizikë për mbrojtjen nga efektet e padëshiruara të rrezeve UV. Këto produkte kanë rezultuar efikase vetëm nëse aplikoheshin siç duhet në lëkurë dhe përpara ekspozimit në diell, si dhe nëse riaplikoheshin çdo dy orë e gjithmonë pas djersitjes, dushit dhe nëse rëra, apo veshjet kishin rënë në kontakt me lëkurën. Mbrojtja rezulton efikase edhe vetëm nëse aplikohet në sasinë e mjaftueshme, pra, 2  mg/cm2 në të gjithë lëkurën e zbuluar.

6 rregullat e ekspozimit të duhur ndaj diellit
Shoqata kulturore pediatrike (ACP) shpjegon 6 rregullat e arta për ekspozimin e duhur ndaj diellit:
1) Ekspozohuni gradualisht ndaj diellit, duke bërë që lëkura të zhvillojë mbrojtjet e saj natyrale.
2) Veshjet janë sistemi më efikas dhe i sigurt për mbrojtjen nga dielli. Me qëllim kufizimin e ekspozimit, mbulohuni me veshje të gjera e disi të trasha, mundësisht në ngjyrë të errët. Kontrolloni sigurinë e një cope nga dielli, duke e mbajtur të ekspozuar ndaj dritës: nëse arrin të shohësh përmes saj, rrezet UV mund të depërtojnë brenda copës dhe mund të arrijnë lëkurën.
3) Mos e ekspozoni asnjëherë lëkurën pa mbrojtje gjatë verës, sidomos për gratë shtatzëna dhe fëmijët 2 vjeç e poshtë, në orët 10:00-17:00, me qëllim shmangien e përdorimit të filtrave nga kjo kategori kaq e rrezikuar. Te moshat e tjera, mund të përdoren kremrat e diellit, pas konsultimit me mjekun.
4)  Kërkoni dhe krijoni hije në plazh, ndoshta duke vendosur edhe një pishinë të vogël me ujë nën çadër për ta bërë lojën e më të vegjëlve, më të sigurt e më të këndshme.
5) Vendosni një kapele të gjerë, mjaftueshëm të madhe sa për të mbuluar fytyrën dhe qafën dhe përdorni syze dielli.
6) Në treg ka edhe veshje teknike, në gjendje të filtrojnë rrezet e diellit, të përshtatshme edhe për larjen në ujë dhe për t'u përdorur në raste të veçanta.

Mbi këtë temë ka reaguar edhe Instituti i Lartë i Shëndetësisë, duke thënë se: "Kremrat e diellit përdoren kur ekspozimi është i pashmangshëm dhe jo sepse konsiderohen të dëmshme, por sepse efikasiteti i tyre është i kufizuar për disa arsye. E para. sepse mbrojtja nga rrezet UV nuk është në 100% (një krem me SPF 15 lejon kalimin e 7% të rrezeve UV, një me SPF 30 lejon 3% dhe një me SPF 50 lejon 2%), pasi njerëzit nuk i përdorin siç duhet (pra, në sasinë e duhur dhe duke e përsëritur aplikimin siç sugjerohet, kjo edhe për shkak të kostove të kremrave) dhe e dyta pasi të japin një ndjesi të gabuar sigurie, e cila i bën njerëzit të zgjasin ekspozimin. Pasi bëhet i nevojshëm përdorimi i kremrave kundër diellit, atëherë ato nuk duhen përdorur sa më pak, por përkundrazi sa më shumë, duke i përhapur mirë dhe duke përsëritur aplikimin.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC