Mirëqenie

maj82019

Kremrat kundër diellit. FDA-ja kërkon analiza toksikologjike për disa principe aktive

Sipas një studimi të publikuar në "JAMA", çështja e përthithjes sistematike të disa përbërësve të produkteve kundër diellit, ka nevojë për studime të mëtejshme. "Sipas kërkesës së Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), përbërësit aktivë të produkteve për mbrojtje nga dielli me përthithje sistemike prej më shumë se 0.5 ng/ml, duhet t'i nënshtrohen një vlerësimi toksikologjik jo klinik, duke analizuar kancerogjenitetin sistemik dhe studime shtesë mbi zhvillimin dhe riprodhimin", shpjegon David Strauss (FDA), autor i studimit.

"Kemi dashur të përcaktojmë nëse përbërësit aktivë të katër filtrave diellorë të disponueshëm në treg: avobenzone, oxybenzone, octocrylene dhe ecamsule, përthithen në qarkullimin sistemik dhe deri në çfarë mase", vazhdon ai. Hulumtuesit kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore 24 vullnetarë të shëndetshëm për të aplikuar një nga katër filtrat diellorë, dy lloje të ndryshme spraji, një locion ose krem, në sasi të barabarta me dy miligramë produkt për centimetër katror të lëkurës, në 75% të sipërfaqes së trupit, katër herë në ditë, për katër ditë. Më pas, ata mblodhën 30 mostra të gjakut në shtatë ditë nga secili pjesëmarrës. Kështu, në 23 pjesëmarrësit që përfunduan studimin, përqendrimet sistemike që tejkalojnë 0.5 ng/mL janë arritur për të katërta produktet pas vetëm një dite përdorimi. Ngjarja më e zakonshme negative ishte skuqja (një pjesëmarrës për çdo produkt kundër diellit).

"Rezultatet e studimit tonë tregojnë se katër filtrat solarë që janë në dispozicion në treg në kushtet maksimale të përdorimit, kanë çuar në përqendrime plazme mbi pragun në të cilin FDA-ja kërkon analiza toksikologjike jo klinike. Megjithatë, këto rezultate nuk tregojnë se njerëzit duhet të shmangin përdorimin e kremrave kundër diellit", përfundojnë autorët.

Në një editorial shoqërues, Robert Califf (Universiteti Duke në Durham, Karolina e Veriut) dhe Kanade Shinkai (Universiteti i Kalifornisë, San Francisko), shkruajnë se industria dhe komuniteti biomjekësor duhet të punojë së bashku për të zhvilluar filtra solarë që janë në gjendje të parandalojnë kancerin e lëkurës dhe melanomën, me përthithjen sistematike më të ulët të mundshme.


JAMA 2019. doi: 10.1001/jama.2019.5586
https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2733085

JAMA 2019. doi: 10.1001/jama.2019.5528
https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2733084


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC