Farmaci

shk282019

Kremrat kundër diellit. FDA: Rregulla të ashpra mbi përbërësit dhe faktorin mbrojtës

tags: KREMRAT, FDA

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) ka kërkuar të dhëna të reja mbi 12 përbërës që gjenden te kremrat kundër diellit, pasi ka shqyrtuar dy prej tyre: PABA dhe trolamine salicylate dhe i ka quajtur ata "të pasigurt". Ajo ka propozuar masa të reja për kontrollin e substancave kimike, në dozimin dhe në spektrin e faktorëve të mbrojtjes.

Në këtë mënyrë, bën të ditur FDA-ja, synojmë të bindemi për sigurinë shëndetësore të përbërësve që përmbajnë këto produkte. Në këtë drejtim vjen edhe kërkesa ndaj ndërmarrjeve prodhuese për të dhëna të reja mbi 12 përbërësit e tjerë. Indikacionet janë pjesë e propozimit për masa të reja kontrolli mbi substancat kimike të pranishme në produktet kundër diellit, mbi dozat dhe mbi spektrin e faktorëve të mbrojtjes, që sapo është propozuar nga FDA-ja. Si zakonisht, propozimi mund të komentohet nga publiku për 90 ditët e ardhshme.

Sipas rregullave të reja, përbërësit që do të lejohen ende, pa nevojën për miratimin e ri, përfshijnë oksidin e zinkut dhe dioksidin e titaniumit. Këto mund të përdoren në formulime të ndryshme për shitje në SHBA: krem, xhel, spërkatës, vajra, gjalpë, pastele, kremra, shkopinj.

Dy përbërës do të ndalohen: PABA dhe trolamine salicylate. Për 12 përbërësit që tani janë nën lenten e FDA-së, aktgjykimi është pezulluar. FDA-ja sugjeron gjithashtu të rritet niveli maksimal i mbrojtjes nga rrezet UV nga +50 në +60 dhe kërkon për të gjitha këto produkte etiketa të reja që duhet të përfshijnë paralajmërime të ndryshme.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC