Mirëqenie

qer62019

Ndotja atmosferike e zonave urbane shton psikozën tek adoleshentët

Për të parën herë, hulumtimet kanë treguar se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit rrit dukshëm rrezikun e adoleshentëve për të patur përvoja psikotike. Hulumtuesit kishin kryer tashmë studime mbi frekuencën e përvojave psikotike mes adoleshentëve në zonat urbane dhe në këtë rast, ata donin të kuptonin nëse këtu luante rol ndotja e ajrit, një problem i rëndësishëm shëndetësor, në rang global.

"Përveç kësaj, adoleshentët me përvoja psikotike janë në rrezik më të madh për zhvillimin e çrregullimeve mendore në moshë të rritur", thotë Helen Fisher (Kolegji Mbretëror në Londër), për "JAMA Psychiatry". Kuptimi i shkaqeve të këtyre ngjarjeve gjatë adoleshencës do të jepte mundësi për të parandaluar dhe zvogëluar incidencën e psikozës te të rriturit. Në studim u përdorën të dhëna nga Environmental Risk Longitudinal Twin, i cili kishte ndjekur deri në moshën 18 vjeçare zhvillimin e një grupi fëmijësh (të lindur në 1994-1995 në Angli dhe Uells), të cilët konsiderohen përfaqësues të familjeve të Britanisë së Madhe, në bazë të kushteve socio-ekonomike.
Hulumtuesit vlerësuan ekspozimin ndaj katër ndotësve atmosferikë pranë banesave të tyre, në vitin 2012 dhe të vendeve më të vizituara nga 2,063 adoleshentë (të tilla si shkolla, apo puna), të përfshira në studim. Rezultatet tregojnë se 30.2% e pjesëmarrësve kishin të paktën një përvojë psikotike ndërmjet moshës 12 dhe 18 vjeç dhe se kjo ishte dukshëm më e zakonshme tek ata që jetojnë në lagjet urbane sesa në zonat rurale. Asociacioni midis ndotësve atmosferikë dhe përvojave psikotike ka dalë në veçanti për dioksidin e azotit (NO2), oksidet e azotit (NOx) dhe grimcat me diametër më të vogël se 2.5 (PM2.5) dhe 10 ìm (PM10).

Rezultatet për NO2 dhe NOx u konfirmuan edhe pas përshtatjes për disa faktorë ngatërrues dhe, kur u vlerësuan së bashku, shpjeguan statistikisht 60% të lidhjeve. Ndonëse nuk nxjerrin konkluzione, autorët supozojnë se neuroinflamimi i shkaktuar nga ndotja e ajrit, mund të shpjegojë lidhjen e tij me ngjarjet psikotike, por nuk mund të përjashtohet ndikimi i stresit të shkaktuar nga ndotja akustike në zonat urbane. "Edhe pse të dy mekanizmat janë bindës, për momentin ata janë vetëm teori", përfundon Fisher.


JAMA Psychiatry. 2019. doi: 10.1001/jamapsychiatry.2019.0056
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30916743


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC